HomeKultureVIDEO/“I këndoj qytetit tim”, kryebashkiaku Rakip Suli: Super atmosferë dhe energji verore...

VIDEO/“I këndoj qytetit tim”, kryebashkiaku Rakip Suli: Super atmosferë dhe energji verore në Shëtitoren e Bathores

Aktivitetet kulturore të Bashkise Kamëz për komunitetin nuk kanë të ndalur pavarësisht muajve dhe stinëve. Të organizuara në kujdesin e drejtëpërdrejtë të kryetarit të Bashkisë Kamëz Rakip Suli dhe punës së stafit të Qendrës së Kulturës këto aktivitete kanë qenë argëtuese për banorët e Paskuqanit dhe Kamzës. Pas recitalit “Tingujt e Liqenit” radha e aktivitetit te Qendres se Kultures te Bashkise Kamez ishte per nje spektakel fantastik dhe per banoret e Bathores dhe zonave perreth te cilet do te argetoheshin pa mase.
Super atmosferë dhe energji verore në Shëtitoren e Bathores, nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Artan Cuku”, gjatë koncertit festiv “I këndoj qytetit tim” Faleminderit artistëve dhe trupës artistike“- shkruan kryetari i Bashkise Kamez Rakip Suli.
Me performancen e shkelqye nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Artan Cuku”, dhe artisteve si Lirim Hoxha, e madhja Vera Laçi Fatjon, Dardan Malaj, kanë dhuruar mbrëmje muzikore për të gjithë dashamirësit e këngës qytetare e popullore. Vëmendja e institucionit Bashki dhe kryebashkiakut Rakip Suli ka qenë e veçantë dhe së bashku me drejtorinë përkatese është mundësuar të bëhet më e mira që qytetarët të mbeten të kënaqur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular