HomeAktualitetVjen i nxehti përvëlues. Temperaturat nga sot do të arrijnë deri në...

Vjen i nxehti përvëlues. Temperaturat nga sot do të arrijnë deri në 40 gradë. Reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Prej së mërkurës, Shqipëria pritet të përfshihet nga një valë e të nxehtit përvëlues, me temperatura që do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Nisur nga kjo, autoritetet kanë dhënë alarmin për rrezik të shtuar zjarresh.

Vendi po përgatitet për një valë të fortë të të nxehtit këtë javë, duke filluar nga e mërkura, kur do të përballemi me temperatura përvëluese. Termometri do të ngjitet deri në 40 gradë Celsius, duke shënuar ditët më të nxehta të verës deri më tani.

Për shumë qytetarë, kjo është një arsye e mirë për të kërkuar freskinë në bregdet, por për ata që duhet të vijojnë punën në kushte të tilla, kjo valë të nxehti paraqet një sfidë serioze.

Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dhënë një paralajmërim për rrezik të shtuar zjarresh, veçanërisht në zonat pyjore dhe ato rurale.

Më shumë rrezikshmëri kanë qarqet e Fierit, Tiranës, Lezhës, Shkodrës, Kukësit, Vlorës, Beratit dhe Gjirokastrës.

Qytetarëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes maksimal, duke shmangur ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe qëndrimin në diell gjatë orëve të pikut.

Grupet më të rrezikuara mbeten të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore, të cilëve u rekomandohet të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të konsumojnë shumë lëngje.

Temperaturat ekstreme sjellin jo vetëm vapë përvëluese, por edhe rreziqe të dukshme për shëndetin, ndaj kujdesi dhe përgjegjësia janë kyçe për të përballuar këtë valë të nxehti pa pasoja.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron për temperatura ekstreme deri në 40°C në ditët në vijim, duke shtuar rrezikun për zjarre në pyje dhe zona rurale.

harte

Qytetarëve, veçanërisht të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore, u kërkohet të shmangin qëndrimin në diell gjatë orëve të nxehta dhe të tregojnë kujdes me përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura.

Çdo rast zjarri të raportohet menjëherë në numrat 128 ose 112. Respektimi i masave parandaluese është thelbësor për sigurinë e jetës, pronës dhe natyrës, thotë njoftimi i AKMC-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular