HomePolitikeRama takon Mark Rutte: Diskutuam për Portin e Durrësit dhe samitin e...

Rama takon Mark Rutte: Diskutuam për Portin e Durrësit dhe samitin e 2027 në Tiranë. Takon dhe senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

Pavarësisht situatës së krijuar nga konflikti më i fundit Iran-Izrael, në vigjilje të Samitit të NATO-s në Hagë, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës u shfaq në humor të mirë në takimin me Kryeministrin Rama.

Në pamjet e shpërndara nga zyra e shtypit e kryeministrit, Rama dëgjohet t’i flasë nga distanca që është duke pritur për të, dhe Mark Rutte niset me vrap drejt tij duke shkaktuar të qeshura.

Gjatë fotografisë zyrtare që i parapritu takimit bilateral, ish-Kryeministri holandez, i njohur për miqësinë me Kryeministrin Rama, bëri të tjera gjeste me humor kur në majë të gishtave u përpoq ta kalonte gjatësinë e tij, edhe pse Rutte është po aq shtatëlartë sa kreu i qeverisë shqiptare.

Gjatë takimit, biseda mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe Kryeministrit Rama u përqëndrua në tema shumë serioze, siç është angazhimi i NATO-s për të mbështetur terminalin ushtarak në Portin e ri të Durrësit në Porto Romano.

Rama e Rutte kanë diskutuar dhe për angazhimet e ndërmarra në Samitin e Komunitetit Politik të Tiranës, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, por dhe për përgatitjet e Samitit të NATO-s 2027 që është vendosur ta mikpresë Tirana.

Kryeministri ka patur dhe një takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular