HomeAktualitetSulmi kibernetik ndaj Web-it të Bashkisë Tiranë, shtyhet deri në 30 qershor...

Sulmi kibernetik ndaj Web-it të Bashkisë Tiranë, shtyhet deri në 30 qershor afati për regjistrimin në çerdhe e kopshte

Grupi i hakerave “Homeland Justice” që mbështeten nga Irani sulmuan faqen e web-it të Bashkisë së Tiranës në 20 qershor 2025, duke e nxjerrë jashtë funksionit.

Në një reagim zyrtar, bashkia tha se ka pasur një problematikë të serverëve të saj, ku për këtë arsye linku i platformës për regjistrimin e fëmijëve në kopshte nuk është funksionale. Kjo bëri që bashkia të pezullojë procesin e aplikimeve.

Teksa kanë kaluar katër ditë nga sulmi kibernetik, platforma nuk është ende funksionale, teksa tashmë është vendosur që aplikimi të bëhet fizikisht.

“Për sa më lart ju informojmë se në datat 25,26,27 dhe 30 qershor 2025 mund të paraqiteni në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve për të kryer aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe, kopshte dhe kalimet nga çerdhja në kopsht, për të gjithë ju që nuk arritët të aplikonit në platformë në datat 2-20 qershor 2025”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve

Kujtojmë se në lidhje me këtë sulm, ka marrë përgjegjësinë grupi “Homeland Justice”, i mbështetur nga Irani.

“Bashkia e dashur e Tiranës është tani në duart tona”, deklaroi “Homeland Justice” në Telegram.

Grupi i hakerave fajësoi se shkak për ngjarjen është bërë ndihma që i është dhënë anëtarëve të MEK-ut që ndodhen në vendin tonë.

“Bashkia e Tiranës është jashtë funksionit tani. Shërbimet e qytetit janë ndërprerë. Ju paralajmëruam që të dëboni terroristët e MEK nga toka shqiptare, por ju i njohët si refugjatë ligjorë dhe u dhatë lehtësira si karta identiteti dhe pasaporta të falsifikuara”, shkroi “Homeland Justice”.

Kujtojmë se në vitin 2022, disa grupe të sofistikuara hakerash mbështetur nga shteti i Iranit sulmuan shërbimet online në Shqipëri.

Këto u bënë shkak që qeveria shqiptare të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Iranit duke dëbuar përfaqësinë diplomatike që ndodhej në Shqipëri, si përgjigje ndaj sulmit kibernetik.

Ndërkohë sulmet e “Homeland Justice” kanë vijuar edhe ndaj Kuvendit si dhe disa institucioneve  të rëndësishme shtetërore në vitin 2023 dhe ndaj INSTAT në vitin 2024.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular