HomeSocialePërditësimi i ri i WhatsApp Web zemëron përdoruesit, por çfarë ka ndryshuar

Përditësimi i ri i WhatsApp Web zemëron përdoruesit, por çfarë ka ndryshuar

WhatsApp, një nga aplikacionet më të përdorura në botë, ka sjellë një ndryshim të ri në versionin për shfletuesin (Web), i cili ka shkaktuar reagime të forta nga përdoruesit, në rrjetet sociale.

Përditësimi më i fundit ka një ndërfaqe të re vizuale, me pamje të errët dhe me skeda të ridizajnuara për kalimin mes bisedave. Pamja e re e afron më shumë versionin web me aplikacionin në celular, të cilin përdoruesit e njohin më mirë.

Ndryshimi është vetëm estetik dhe nuk përfshin funksione të reja apo ndryshime në mënyrën e komunikimit. Sapo hapet për herë të parë versioni i përditësuar, shfaqet një mesazh:
“Duke filluar nga sot, po prezantojmë një dizajn tërësisht të ri për WhatsApp Web. Mund të vini re se disa gjëra duken ndryshe, por gjithçka funksionon si më parë.”

Megjithatë, shumë përdorues nuk e kanë mirëpritur ndryshimin. Një përdorues shkroi në platformën X: “Çfarë është kjo pamje e re e WhatsApp Web? Po më lodh sytë!”

 Ndërsa një tjetër komentoi: “Një tjetër kompani që po prish aplikacionet e veta. Pamja e re është thjesht E KEQE.”

Pamja e sfondit është zëvendësuar me një ton më të errët gri të thellë, ndërsa lista e bisedave në anën e majtë nuk ndahet më me vija dhe skeda e hapur theksohet vetëm me një kontur të gjelbër. Po ashtu, është shtuar një ikonë e re në shiritin e “Settings” në të majtë.

Pavarësisht pakënaqësive, ka pasur edhe reagime pozitive. “Pamja e re e WhatsApp Web është shumë më moderne dhe e pastër,” shkroi një përdorues tjetër. Të tjerë e cilësuan “e bukur” dhe “e shumëpritur”.

Megjithatë, WhatsApp Web vazhdon të mos ofrojë disa nga funksionet e aplikacionit mobil, si postimi i statuseve apo personalizimi i sfondit të bisedave.

Ky nuk është rasti i parë kur ndryshimet në WhatsApp nxisin reagime. Vetëm muajin e kaluar, përdoruesit shprehën zemërim masiv kur kompania njoftoi se do të fillojë të shfaqë reklama në aplikacion. Meta, kompania mëmë e WhatsApp, tha se reklamat do të prezantohen gradualisht për të gjithë përdoruesit në muajt në vijim, pavarësisht vendit ku ndodhen.

Ky lajm u prit me zemërim në rrjet, ku një komentues ironizoi: “WhatsApp po sjell reklama. Është koha të kthehem tek Nokia 3310.”/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular