HomeKronikeShpërthimi në servisin e motorëve, një person i afrohet biznesit… Çfarë u...

Shpërthimi në servisin e motorëve, një person i afrohet biznesit… Çfarë u zbulua nga kamerat e sigurisë! Zbardhet dëshmia e pronarit

Detaje të reja dalin nga shpërthimi me lëndë plasëse në dritaren e një servisi motorësh në lagjen “Bashkimi”, Vlorë.

Raportohet se nga kamerat e sigurisë është filmuar një person i cili i afrohet biznesit, ndërsa po punohet për identifikimin e tij.

Ndërkohë pronari i servisit të motorëve ka deklaruar se “nuk kam konflikte me njeri”.

Blutë kanë sekuestruar kamerat e biznesit, ndërsa janë shoqëruar në polici 5 persona.

Nga shpërthimi i ndodhur rreth orës 23:00 pak para mesnate (24 Qershor) ka pasur vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar”, njoftoi policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular