HomeKryesore7 ditë rinumërim, PD humb më shumë vota se PS! S'ka lëvizje...

7 ditë rinumërim, PD humb më shumë vota se PS! S’ka lëvizje në mandate. Koalicioni Euroatlantik i Bashës, ka fituar 29 vota

Sot (25 qershor) është dita e shtatë e rinumërimit të votave të qarkut Tiranë, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por duket se nuk ndonjë lëvizje në mandate.

Nga 1207 kuti votimi, janë rinumëruar 833 qendra të tilla, pra rreth 69% e votave.

Pritshmëritë e Partisë Demokratike, për përmbysje të rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, duket se janë zbehur, pasi kjo forcë politike po humbet më shumë vota, krahasuar me mazhorancën.https://www.youtube.com/embed/xxRV1U5AwXM?si=0y3DUlHvDxOpTn9p

Kampi blu ka humbur në total 435 vota deri më tani. Partia Socialiste, nga ana tjetër ka humbur 328 vota.

Humbje votash ka pasur dhe nga forca të tjera politike, si: Lëvizja Bashkë, së cilës i janë hequr 44 vota, apo Partisë Mundësia, që ka humbur 31 vota.

Sakaq, Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës, ka fituar 29 vota

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular