- Wizz Air zgjeron opsionet e pagesës duke pranuar American Express (Amex) për biletat e fluturimit dhe blerjet në bord
- Mënyra e re e pagesës forcon tërheqjen e Wizz Air për ata që udhëtojnë për argëtim dhe biznes në mbarë Evropën
- E disponueshme menjëherë në wizzair.com dhe në aplikacionin celular WIZZ
Tiranë, 26 qershor 2025: Wizz Air, linja ajrore më miqësore me mjedisin në rajonin EMEA[1], ka njoftuar se tanimë pranon American Express (Amex) si metodë pagese për rezervimet e fluturimeve dhe blerjet në bord, duke ofruar më shumë lehtësira si për ata të cilët udhëtojnë për biznes, si dhe ata për argëtim.
Në përputhje me nismën e linjës ajrore “Busulla: Klienti Vjen i Pari”, Wizz Air po vazhdon të zgjerojë ekosistemin e saj të pagesave për të përmbushur nevojat e një baze klientësh gjithnjë e më të madhe dhe të larmishme. Integrimi i Amex nënkupton se udhëtarët në Shqipëri dhe më gjerë që preferojnë të përdorin kartat e tyre American Express – veçanërisht ata që udhëtojnë për biznes – tani mund të rezervojnë fluturime ose të paguajnë për shërbime në mënyrë të lehtë dhe të përshtatshme duke përdorur metodën e tyre të preferuar.
Mikpritja e fuqisë blerëse të mbajtësve besnikë të kartës Amex përputhet me strategjinë më të gjerë të inovacionit digjital të Wizz Air, e cila synon të thjeshtojë procesin e rezervimit dhe përvojën e fluturimit për më shumë se 70 milionë pasagjerë në vit.
Për American Express, marrëveshja me Wizz Air i shtohet rrjetit gjithnjë e në zgjerim të pranimit nga tregtarët dhe nënkupton se pagesat me Amex tani pranohen nga të gjitha linjat ajrore më të njohura në Evropë. Të gjitha shërbimet e Wizz Air, nga biletat e fluturimit e deri te produktet në bord, janë tanimë të disponueshme për t’u blerë me Amex në faqen zyrtare të Wizz Air dhe aplikacionin celular. Oferta dhe zbritje ekskluzive do të jenë gjithashtu të disponueshme së shpejti për mbajtësit e kartës American Express përmes platformës Amex Offers.
Ian Malin, Drejtor i Financave në Wizz Air, u shpreh: “Jemi të entuziazmuar që ofrojmë American Express si një opsion pagese për pasagjerët tanë në mbarë Evropën. Shumë udhëtarë korporatë preferojnë Amex, ndaj kjo i mundëson atyre të përfitojnë nga çmimet tona jashtëzakonisht të ulëta dhe nga rrjeti ynë i gjerë i destinacioneve me më shumë lehtësi. American Express është një emër i besuar globalisht në fushën e pagesave, dhe ky integrim reflekton përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të përmbushur nevojat gjithnjë e në ndryshim të klientëve tanë, duke mundësuar një përvojë transaksionesh më të lehtë në çdo fazë të udhëtimit me Wizz Air.”
Dan Edelman, Drejtor i Përgjithshëm për Shërbimet ndaj Tregtarëve në Mbretërinë e Bashkuar në American Express, shtoi: “Jemi të përkushtuar që Përdoruesit tanë të kartës të mund ta përdorin atë aty ku dëshirojnë të shpenzojnë, veçanërisht gjatë udhëtimeve. Prandaj, jemi të lumtur që American Express tani pranohet nga Wizz Air, një nga linjat ajrore me kosto të ulët ndër më të rëndësishmet në Evropë. Kjo marrëveshje u ofron përdoruesve tanë më shumë lehtësira dhe shpërblime kur rezervojnë fluturime apo bëjnë blerje në bord, duke forcuar më tej prezencën tonë të gjerë te linjat ajrore evropiane.”
E themeluar në vitin 2003, Wizz Air operon gati 800 linja ajrore në gjithë Evropën dhe më gjerë, dhe vazhdon të zgjerojë prezencën e saj si në tregjet e konsoliduara, ashtu edhe në ato në zhvillim.
[1] Sipas çmimeve CAPA – Centre for Aviation Awards for Excellence 2022–2024, të cilat matin intensitetin e emetimeve të linjave ajrore në mbarë botën, Wizz Air renditet si linja ajrore me nivelin më të ulët të emetimeve të CO₂ për kilometër pasagjer (RPK) krahasuar me linjat e tjera ajrore globale dhe evropiane.
