Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe gazetarja Klodiana Lala u përfshinë në një debat të fortë, në emisionin “Të Paerkspozuarit” në MCN TV për lënien në paraburgim të presidentit të PL-së Ilir Meta. Blushi e akuzoi Lalën se është kepërdorur nga SPAK-u, por Lala iu kundërpërgjigj, duke thënë se ka cituar vetëm ato çfarë ka thënë avokati i Metës, Kujtim Cakrani dhe SPAK në dosjen për ish-presidentin.
Debati
Blushi: Zonja Lala ka thënë një të pavërtetë të madhe. Atë që cituat nga prokuroria e keni tërësisht të pavërtetë. Pretendohet fakti që zoti Meta është përdorues i një karte debiti. Fakti është që përdoruese ka qenë zonja Kryemadhi dhe ai qëndron në paraburgim prej 8 muajsh. Për lobimet kemi një përgjigje të autoriteteve amerikane kanë rrëzuar akuzën e rreme të ngritur nga Rama dhe McGonigal sikur Meta kishte paguar 1 milion dollarë për të një foto me Trump. Kemi përgjigjen që e përjashton zotin Meta dhe këtë e thotë SPAK jo Blushi dhe avokati Cakrani. Kanë rënë akuzat e tjera. Për fat të keq prokurorët e SPAK keqpërdorin gazetarët dhe unë mund t’ua faktoj me fakte prej të paktën dy vitesh. Meqë është zonja Lala aty, në prill të vitit të kaluar paralajmëronte arrestimin e Ilir Metës brenda prillit.
Lala: Tejkaloje këtë Blush. Na thuaj ndonjë gjë të hajrit. Lëri këto dënglat me mua! Vazhdo se të njoh herët. Lëri dënglat me mua se të njoh herët. Mbro Ilir Metën, mos më bëj gjyq publik mua se më njeh shumë mirë profesionalizmin tim. Tejkaloje këtë Ted se nuk të falet. Vazhdo planin çoja deri në fund shefit tënd.
Blushi: Zonja Lala!
Lala: Meqë më the zonja Lala, tejkaloje dhe bëj pjesën tënde politike. Gjykimin publik nuk ma bëni ju. Vazhdo të lutem se nuk më tregon ti mua se si bëj gazetari. Të paktën ti jo. Vazhdo te hapi i dytë, te hapi i dytë, çoji deri në fund këshillat politike të Ilir Metës. Gjyq publik nuk më bëni ju Tedi Blushi, se të njoh mirë dhe sa për profesionalizëm nuk ke gojë të flasësh. Minimalisht duhet të ulësh kokën përballë meje. Vazhdo të thuash çfarë të kanë dhënë urdhër.