HomePolitikeDrejtuesja e Berishës në PD Adriana Kalaja: Sazani, aferë korruptive, në dëm...

Drejtuesja e Berishës në PD Adriana Kalaja: Sazani, aferë korruptive, në dëm të interesit të Shqipërisë!

Drejtuesja e Komisionit të Apelimit, Adriana Kalaja, e ftuar në në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh kundër investimit të miratuar nga qeveria shqiptare në Sazan nga familjarë të Trump. Kalaja u shpreh se kemi të bëjmë me një aferë korruptive, në dëm të interesave të Shqipërisë dhe shtoi se nuk ka transperëcë se çfarë fiton Shqipëria. 

“Unë mendoj se është problem i transparencës dhe llogaridhënies. Unë problemin e kam me qeverinë e kryeministrit Rama siç po bën me Sazanin. Çfarë informacioni kemi me këtë investim përveç propagandës 1.4 miliardë euro, si ajo me 2.4 miliardë euro të Portit të Durrësit dhe sot nuk kemi transparencë dhe llogaridhënie?

Nëse flasim për përfitime nga Shqipëia duhet të flasim. Se nga port jahtesh është kthyer në apartamente banimi. Në portin e Durrësit kemi humbje 8 miliardë euro. Të njëjtën situatë kemi me Sazanin. Ky është mendimi im personal dhe kam një licensë për eksperte kontabël.

Unë mendoj se kjo është aferë e gabuar, e korruptuar, në dëm të interesave të Shqipërisë që nuk kemi transperëcë se çfarë fiton Shqipëria. Mund të hapej një garë mund të kishin 10 kompani dhe të fitonte ajo që do të fitonte edhe Shqipëria. Dhe jo kush ka marrëdhëniet me presidentin amerikan. Në mendimin tim, ne nuk i kemi marrëdhëniet as me Trumpin, as me dhëndrin e Trumpit, por me SHBA-të. SHBA-të janë mik i Shqipërië, partner strategjik i Shqipërisë, por siç kam thënë edhe dje, ambasada amerikane duhet të mbajë pozicionin e saj vendin e saj në Shqipërinë tonë të mjerë, ashtu siç e parashikojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe Konventa e Vjenës.

Sepse nuk mund ta pranojmë ne kur na shan ambasada e Biden ne hidhemi kundër, kur na shan ambasada e Trumpit kjo qenka e mirë.

Shqipëria është e jona, nuk është as e dhëndrit. Meqë e tha zoti Qori se mund t’i falë atë shtëpinë në Surrel, fatkeqësisht as atë nuk e fal dot, sepse ajo është e grabitur dhe unë në prill dhe maj, kam fituar të dyja gjyqet për tokën”- tha Kalaja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular