Aktivitetet kulturore të Bashkisë Kamëz për komunitetin nuk kanë të ndalur. Të organizuara në kujdesin e drejtpërdrejtë të kryetarit të Bashkisë Kamëz Rakip Suli dhe punës së stafit të Qendrës së Kulturës këto aktivitete kanë qenë argëtuese për banorët e Paskuqanit dhe Kamzës dhe çdo qytetar tjetër që frekuenton këtë atraksion të mrekullueshëm pasditeve i cili fal investimit të bashkisë Kamës ka të gjithë infrastrukturën e duhur. Për të dytën herë në harkun e pak ditëve brenda muajit qershor është organizuar recitali “Tingujt e Liqenit” një spektakel fantastik, argëtues për banoret e Bathores dhe zonave përreth të cilët patën mundësi të kalonin momente mjaft të këndshme.
Vet kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli në rrjetin social Facebook shrkaun: – “Netët e verës marrin jetë në Parkun e Liqenit të Paskuqanit. “Tingujt e Liqenit” nga Ansambli “Artan Cuku” sollën këngë, valle dhe atmosferë festive për të gjithë banor”. Me performancen e shkëlqyer nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Artan Cuku”, dhe artisteve si Lirim Hoxha, e madhja Vera, Dardan Malaj, valltarëev të Ansambli kanë dhuruar mbrëmje muzikore për të gjithë dashamirësit e këngës qytetare e popullore. Nuk kanë munguar as pjesë nga cirku. Vëmendja e institucionit Bashki dhe kryebashkiakut Rakip Suli ka qenë e veçantë dhe së bashku me drejtorinë përkatëse është mundësuar të bëhet më e mira që qytetarët të mbeten të kënaqur.