HomeBotaRikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump: Shkatërrues për ekonominë...

Rikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump: Shkatërrues për ekonominë amerikane

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump dhe publikuar nga Senati amerikan. Në një reagim të fortë në rrjetin X, Musk e cilësoi këtë draft si “krejtësisht të pakuptimtë dhe shkatërrues”, duke paralajmëruar pasoja serioze për ekonominë amerikane.

Sipas tij, projektligji do të çojë në humbjen e miliona vendeve të punës dhe do të dëmtojë rëndë interesat strategjike të SHBA. “Ky draft i Senatit subvencionon industritë e së kaluarës, ndërsa dëmton rëndë industritë e së ardhmes,” shkroi Musk.

Reagimi i tij vjen vetëm pak javë pasi ai dhe Trump kishin sheshuar mosmarrëveshjet lidhur me këtë çështje, duke sjellë sërish në vëmendje tensionet për politikat fiskale dhe të zhvillimit teknologjik në SHBA.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular