HomeAktualitetAnkesa nga 152 qytetarë, AMP: 226 policë dhe shefa krimesh nën hetim!...

Ankesa nga 152 qytetarë, AMP: 226 policë dhe shefa krimesh nën hetim! Lista e shkeljeve në gjatëmujorin e parë

Në gjatëmujorin e parë të viti, 152 qytetarë kanë dërguar te Agjencia e Mbikqyrjes Policore ankesat në lidhje me 226 punonjës efektivë policie.

Nga këto ankesa, 51 janë për policët me grada të nivelit të parë drejtues si Kryekomisarë, zv shefash komisariatesh dhe shefat e krimit.

Nga 226 policë nën hetim, 168 prej tyre janë për punonjës policie në terren, ndërsa nuk mungojnë as policët civil, për të cilët ka 3 raste ankesash nga qytetarët që po hetohen nga AMP.

Abc News raporton se pjesë e ankesave janë edhe “Shqiponjat” ku kanë mbërritur 10 ankesa për 28 efektivë, dy prej të cilve të nivelit të parë drejtues.

Sipas ankesave të referuara, veprat penale që kanë rënduar mbi ta janë: Kryerje e veprimeve arbitrare”, vepër kjo që mban dhe numrin më të lartë të referimeve.

Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi, plagosje e lehtë me dashje, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, dhe “kanosja” si dhe  “shkatërrimi i pronës”.

Nga 28 punonjës policie të strukturave të Forcës Shqiponja që kanë qenë nën hetim, 1 prej tyre është arrestuar në kushtet e flagrancës dhe për 3 të tjerë është ekzekutuar masa e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular