HomeKronikeZjarr i madh në Durrës, shkrumbohet tregu i plazhit nga flakët

Zjarr i madh në Durrës, shkrumbohet tregu i plazhit nga flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha  shpërtheu pak më parë në zonën e Plazhit në Durrës, pranë tregut lokal.

Flakët përfshinë disa biznese, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Policia ka nisur evakuimin e banorëve nga pallatet dhe hotelet përreth.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Durrësit, për përballimin e flakëve që kanë përfshirë tregun e Plazhit, janë nisur edhe zjarrfikësit nga Kamza.

Për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit dhe rrezikut të përhapjes, mbështetja nga forca shtesë është bërë e domosdoshme për vënien nën kontroll të situatës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular