HomePolitikeSot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit. Rivlerësim i votave si...

Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit. Rivlerësim i votave si për partitë dhe për kandidatët

Pas rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, të hënën KQZ-ja do të nisë sot hapjen edhe për 587 kutitë e Fierit.

Në këtë qark, Partia Demokratike mori vetëm 4 mandate, kundrejt 12 të tjerëve që fituan socialistët.

Në 27 qershor, rinumërimi i 1207 kutive të votimit për Tiranën, nuk solli asnjë ndryshim të rezultatit as për subjektet dhe as për kandidatët.

Nga ky proces i kërkuar nga opozita rezultoi që demokratët morën 612 vota të pamerituara, ndërsa socialistët 380.

Përfaqësuesit e KAS-it i cilësuan gabime njerëzore dhe se i gjithë procesi i rinumërimit i shërbeu fashitjes së mosbesimit dhe akuzave për manipulime.

Ndërkohë, vetë Sali Berisha ka deklaruar se transparenca është kërkesë e kandidatëve dhe se partia që ai drejton nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar farsë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular