Ai zbuloi se ish-kryeministri i asaj kohe Sali Berisha ka dashur që Fatos Nano, ish-lider i PS-së, të zgjidhej President i Republikës për shkak të mungesës së votave.
Sula tha se ai vetë dhe disa kolegë nuk e pranuan kurrë këtë ide, pasi nuk kishte sens që ish-kreu i socialistëve të merrte postin më të lartë. “Morali im personal dhe i disa të tjerëve nuk e lejonte që ish-kryetari i PS-së të zgjidhej president i Republikës pasi nuk bënte sens. Berisha fitoi zgjedhjet në 2005 për shkak të kartës antikorrupsion personalisht dhe të forcës së tij politike,” tha Sula.
Ai tregoi se ndonëse numrat mungonin, grupi brenda PD-së tregoi se me vullnet dhe njerëz të fortë politikë, gjithçka është e mundur. “Ne treguam se gjithçka arrihet, nuk ka gjë të pamundur. Edhe në fushatë do të duhen kuaj e ushtarë politikë të fortë që t’i të marrësh zgjedhjet,” shtoi ai.