HomeKulture10 filmat më të mirë për t’u parë gjatë muajit korrik

10 filmat më të mirë për t’u parë gjatë muajit korrik

Nga “Superman” te “I Know What You Did Last Summer”, këto janë filmat më të spikatur që vlen t’i shihni këtë muaj, në kinema ose nga shtëpia.


1. Eddington

I njohur për filmat horror si Hereditary dhe Midsommar, Ari Aster kthehet me një komedi satirike me temë sociale. Ngjarja zhvillohet në një qytet të vogël në New Mexico gjatë pandemisë Covid dhe protestave të Black Lives Matter. Me Joaquin Phoenix si sherifi, Pedro Pascal si kryetari i bashkisë dhe Emma Stone si gruaja e sherifit, filmi përshkruhet si “i çmendur në mënyrë brilante, i mprehtë dhe shpeshherë shumë argëtues”.
Premiera: 18 korrik (SHBA), 24 korrik (Australi)


2. Heads of State

John Cena luan rolin e një presidenti amerikan ish-aktor hollivudian dhe Idris Elba është kryeministri britanik. Të dy mbeten të bllokuar në territor armiqësor kur avioni i tyre rrëzohet dhe detyrohen të luftojnë për të mbijetuar. Komedi aksion me shumë humor dhe adrenalinë të lartë.
Në Prime Video që nga 2 korriku


3. Together

Një horror i çuditshëm me Allison Brie dhe Dave Franco si çift që shpërngulet në fshatrat australiane. Pas një incidenti në një shpellë misterioze, trupi i burrit fillon të shkrihet fizikisht me trupin e gruas. Një film i pazakontë me nota horror dhe humor të errët.
Premiera: 30 korrik (SHBA, Kanada, Mbretëri e Bashkuar), 31 korrik (Australi)


4. 40 Acres

Një thriller mbijetese i vendosur në të ardhmen në Kanada. Një familje me ngjyrë përpiqet të mbrojë fermën nga bandat e uritura, në një botë pa kafshë dhe pa ushqim. Përveç skenave dramatike, filmi trajton edhe tema racore dhe historike.
Premiera: 2 korrik (SHBA)


5. Superman

Filmi i parë i Universit të ri DC nën drejtimin e James Gunn. Me një ton më optimist, përfshin personazhe si Lois Lane, Lex Luthor dhe Green Lantern. Superman i ri (David Corenswet) pritet të jetë më njerëzor dhe më i ndjeshëm.
Premiera: nga 8 korriku, në mbarë botën


6. Smurfs

Smurfët kthehen me një film të ri muzikor në të cilin udhëtojnë në Paris. Rihanna është zëri i Smurfetten dhe kontribuon me këngë të reja. Filmi ndërthur stilin klasik të komikëve belgë me animacion modern.
Premiera: nga 16 korriku, ndërkombëtarisht


7. I Know What You Did Last Summer

Kthimi i filmit klasik horror të viteve ’90. Me një kast të ri adoleshentësh dhe rikthimin e Jennifer Love Hewitt dhe Freddie Prinze Jr, ky “sequel” rikthen vrasësin me rrobat e peshkatarit. Për fansat e nostalgjisë dhe frikës.
Premiera: nga 16 korriku, ndërkombëtarisht


8. The Fantastic Four: First Steps

Një version i ri dhe i veçantë i katërshes legjendare të Marvel-it, i vendosur në një realitet paralel me atmosferë të viteve ’60. Me Pedro Pascal, Vanessa Kirby dhe Joseph Quinn, filmi është më shumë për aventurë dhe shpirt eksplorues sesa për superfuqi.
Premiera: nga 23 korriku, ndërkombëtarisht


9. Apocalypse in the Tropics

Një dokumentar brazilian që analizon ndikimin e liderëve në politikën e vendit dhe rolin e tyre në ngritjen e Jair Bolsonaro-s. Regjisorja Petra Costa eksploron sesi vizionet apokaliptike kanë ndikuar votuesit.
Në Netflix nga 14 korriku


10. Jurassic World Rebirth

Një kthim tek rrënjët e serisë me një grup të vogël aventurierësh që mbeten të bllokuar në një ishull plot me dinozaurë. Me Scarlett Johansson dhe Mahershala Ali, filmi frymëzohet nga origjinali i Spielberg-ut dhe premton emocion, frikë dhe magji.
Premiera në kinema: nga 2 korriku, ndërkombëtarisht./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular