HomeAktualitetJa parashikimi i motit për sot/Temperatura deri në 38 gradë, shfrytëzojeni të...

Ja parashikimi i motit për sot/Temperatura deri në 38 gradë, shfrytëzojeni të hënën për plazh apo udhëtime!

Ditën e sotme, territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas parashikimeve të SHMU, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në zonat malore lindore priten vranësira të pakta kalimtare, pa ndikim të ndjeshëm në temperaturat apo kushtet e përgjithshme.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindje dhe veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 8 metra në sekondë. Në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era do të fitojë intensitet, duke arritur herë pas here deri në 10-16 metra në sekondë.

Deti pritet të jetë i qetë deri mesatar, me një valëzim që do të variojë nga 1 deri në 3 ballë.

Kushtet e favorshme atmosferike pritet të mbizotërojnë gjatë gjithë ditës, duke e bërë ditën e Hënë të përshtatshme për aktivitete në natyrë, plazh dhe udhëtime.

Screenshot_4
Screenshot_5
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular