HomePolitikeNis sot procesi i rinumërit të kutive të Fierit per subjektet dhe...

Nis sot procesi i rinumërit të kutive të Fierit per subjektet dhe kandidatët, do hapen 587 qendra votimi

Ditën e sotme (30 qershor), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të nisë procesi i rinumërimit për qarkun e Fierit, për 587 kuti votimi.

Në këtë qark, Partia Demokratike mori vetëm 4 mandate, kundrejt 12 të tjerëve që fituan socialistët.

Më 27 qershor, përfundoi procesi i rinumërimit të 1207 kutive të votimit për Tiranën. Ky proces, nuk solli asnjë ndryshim të rezultatit as për subjektet dhe as për kandidatët.

Dy forcat e mëdha ishin ato që pas 10 ditësh rinumërim, rezultuan të kenë marrë më shumë vota sesa ka qenë vullneti i shprehur i zgjedhësve.

Saktësisht, Partia Demokratike, që ishte dhe iniciatorja e procesit të rinumërimit, ka marrë 612 vota të pamerituara, edhe socialistët 380.

Partitë e tjera u janë llogaritur në favore jo më shumë se 50 vota, ndërsa euroatlantikët e Lulzim Bashës, LZHK e Dashamir Shehut nuk iu ishin llogaritur vota që u takonin, përkatësisht 21 dhe 7 të tilla.

Përfaqësuesit e KAS-it, i cilësuan si gabime njerëzore, por i gjithë procesi, sipas tyre, pavarësisht kostove financiare dhe lodhjes, i shërbeu fashitjes së mosbesimit dhe akuzave për manipulime.

Rinumërimi nuk solli ndryshim as për kandidatët, edhe pse për disa prej tyre solli ngushtim të diferencës mes atyre që morën mandatin e deputetit dhe atyre që nuk e kaluan dot vijën ndarëse të fituesve.

Kështu, diferenca mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit, nga 140 u ngushtua në 70, pasi kësaj të fundit iu shtuan 19 vota që nuk i ishin llogaritur, dhe Xhaçkës iu hoqën nga rezultati final 51 vota të vendosura padrejtësisht.

Ngushtohet diferenca në mënyrë të papërfillshme edhe për dy kandidatët më të votuar në listën e hapur të PD-së, Tabaku dhe Alimehmeti, edhe pse të dyve komisionerët iu kishin shtuar vota të padrejta në favor.

Kështu, Tabakut iu zbritën 250 vota dhe Alimehmetit 137, dhe diferenca mes tyre shkoi në 2345 nga2458 që ishte para rinumërimit.

Mbeten për t’u parë se si do të jenë rezultatet e procesit të rinumërimit të qarkut Fier.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular