Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos, ku një 36-vjeçar është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12 vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe”, thotë policia.
Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.