HomeRajoniKaosi politik në Kosovë, presidentja Osmani me mision pajtimi, takime sot dhe...

Kaosi politik në Kosovë, presidentja Osmani me mision pajtimi, takime sot dhe nesër me liderët e partive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur për herë të dytë liderët e partive politike në përpjekje për të zhbllokuar krizën institucionale pas dështimeve për konstituimin e Kuvendit.

Takimet janë planifikuar për dy ditë, ku të mërkurën do të takohen liderët e partive shqiptare dhe të enjten ata nga komunitetet joshumicë.

Për dallim nga hera e parë, kësaj radhe Osmani do t’i takojë liderët individualisht. Të gjithë liderët kanë konfirmuar pjesëmarrjen, përfshirë Albin Kurtin, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn.

Ndërkohë, vendi ndodhet në një bllokadë të thellë institucionale, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese që obligon përfundimin e konstituimit të Kuvendit brenda 30 ditësh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular