HomePolitike“Pse duhet të japë dorëheqjen Berisha?”- Tritan Shehu: Ai ka një mision...

“Pse duhet të japë dorëheqjen Berisha?”- Tritan Shehu: Ai ka një mision sot për të shpëtuar demokracinë në Shqipëri! Kush nuk e do, kërkon dobësimin e opozitës

Deputeti demokrat Tritan Sheu ishte i ftuar ne News 24 mesditën e sotme, teksa foli për procesin e nisur në GJKKO ndaj Sali Berishës lidhur me privatizimin e ish-klubit Partizani gjatë kohës që ishte kryeministër.

Për deputetin, Sali Berisha prej vitesh është përfshirë në një komplot dhe është izoluar politikisht, por ka arritur ta thyejë këtë izolim edhe nga kati i tetë i banesës së tij.

Shehu theksoi se Berisha po denoncon farsën elektorale në Shqipëri, duke vënë në dukje se zgjedhjet, përfshirë edhe ato për emigrantët, janë të deformuara nga një “narko-qeveri”. Ai nënvizoi nevojën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke përmendur edhe fjalimin e Berishës në Asamblenë e OSBE-së në Portugali.

Shehu shtoi se regjimet deformojnë rezultatet zgjedhore dhe se Berisha ka një mision për të mbrojtur demokracinë në vend, duke udhëhequr luftën opozitare kundër deformimeve në procesin zgjedhor.

Tritan Shehu: Prej vitesh, Sali Berisha ndodhet në një komplot. Berishën e izoluan në shtëpi dhe ai e çau izolimin nga kati i tetë, nga banesa ku ai jeton. Berisha po vazhdon të denoncojë farsën elektorale. Zgjedhjet brenda vendit, por edhe për emigrantët ishin të deformuara. Zgjedhjet janë deformuar nga narko-qeveria. Ne kemi nevojë për zgjedhje të lira dhe Berisha e ka thënë këtë edhe në Asamblenë e OSBE-së në Portugali. Regjimet nuk lejojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Regjimet në një formë apo tjetër deformojnë rezultatin e zgjedhjeve. Një regjim nuk shembet me një proces votimi. Pse duhet të japë dorëheqje Sali Berisha? Berisha është përfshirë në një proces për të denoncuar zgjedhjet e pandershme në vend. Ai ka një mision sot për të shpëtuar demokracinë në Shqipëri. Ata që nuk duan Berishën, duan të dobësojnë luftën opozitare, që PD po realizon nën drejtimin e Berishës, për të nxjerrë në pah deformimin zgjedhor në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular