HomeAktualitetSPAK dorëzon në GJKKO prova të reja për dosjen “Buka”, shtyhet seanca....

SPAK dorëzon në GJKKO prova të reja për dosjen “Buka”, shtyhet seanca. Ja çfarë kërkuan avokatët e Arben Ahmetajt

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dorëzuar prova të reja në Gjykatën e Posaçme lidhur me hetimet në dosjen “Buka”, ku i pandehur është ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se avokati mbrojtës i Ahmetajt ka kërkuar kohë për t’u njohur me materialet e reja të dorëzuara nga SPAK, duke sjellë kështu shtyrjen e seancës paraprake për në datën 17 korrik.

Në këtë çështje, Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre. Prokuroria pretendon se gjatë periudhës kur ishte ministër i Financave, ai lejoj privatizimin e tokave ku ndodhej një furrë buke, të cilat më pas u ndërtuan me një kompleks pallatesh.

Përveç kësaj, Ahmetaj është nën hetim edhe për tre vepra të tjera penale lidhur me aferën e inceneratorëve, përkatësisht “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular