HomeKronikeAksidenti në Thumanë, policia: Viktima, e ëma e një prej shoferëve të...

Aksidenti në Thumanë, policia: Viktima, e ëma e një prej shoferëve të automjeteve! Si është gjendja e 3 të plagosurve

Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i rëndë në aksin rrugor “Fushë Krujë – Borizanë”, me 1 viktimë dhe 3 të plagosur.

Raportohet se mjeti ku udhëtonte 30-vjeçarja Malvina Kani është përplasur me makinën me drejtues 50 vjeçarin Idriz Saja.

Si pasojë ka humbur jetën nëna e 50-vjeçarit, shtetasja Bedrie Saja, e cila ndodhej pasagjere në automjet.

Ndërkohë është plagosur pasagjerja tjetër në këtë mjet, shtetasja Lindita Saja, si edhe drejtuesit e automjeteve që ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin I. S., nëna e tij, shtetasja B. S., rreth 85 vjeçe, si dhe janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja tjetër në automjetin me drejtues shtetasin I. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftuan blutë.

Njoftimi:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Fushë Krujë – Borizanë”, automjeti me drejtuese shtetasen M. K., rreth 30 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. S., rreth 50 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin I. S., nëna e tij, shtetasja B. S., rreth 85 vjeçe, si dhe janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja tjetër në automjetin me drejtues shtetasin I. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular