Përmes Programit Kombëtar të Strehimit Social për vitin 2025, Bashkia Kamëz do të përmirësojë kushtet e banimit për 42 familje nga komunitete të varfëra dhe të pafavorizuara, falë projekteve fituese të mbështetura nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Me një investim prej 46.063.485 lekësh, do të realizohen ndërhyrje në banesat ekzistuese, duke garantuar më shumë siguri, dinjitet dhe kushte të denja jetese për familjet përfituese. Ky është një model i angazhimit konkret për përfshirje sociale dhe zhvillim të barabartë në çdo cep të vendit.
