HomeAktualitetPolicia dhe tatimet aksion te zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, arrestohet...

Policia dhe tatimet aksion te zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, arrestohet CEO dhe ish-drejtori i kompanisë

Një operacion mes Policisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, është zhvilluar në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar ish-drejtori i kompanisë, Leonidha Çobo, si dhe drejtori aktual i përgjithshëm, Hongping Xiao.

Dyshohet se shkak për arrestimet është bërë një borxh që “Bankers Petroleum” i ka shtetit shqiptar si dhe detyrime të pashlyera tatimore.

Në ambientet e kompanisë kanë qenë prezentë që prej mesditës një furgon i Policisë së Shtetit dhe një automjet me inspektorë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular