HomePolitikeNuk u zgjodh deputete, Ina Majko emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes...

Nuk u zgjodh deputete, Ina Majko emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shkarkohet Niko Hyka

Kandidatja e Partisë Socialiste për deputete në qarkun e Vlorës, Ina Majko, është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pasi më 11 maj nuk arriti të siguroj një vend në Kuvend si deputete.

Ndërkohë, me vendim të  Këshillit të Ministrave, për emërimin e Ina Majkos është shkarkuar nga detyra Niko Hyka, i cili mbante postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama premtoi se nëse ajo nuk do të arrinte të zgjidhej më 11 maj deputete, do të ishte pjesë e qeverisë.

“Unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom. Një vajzë nga Delvina, e cila përfaqëson vajzat e margjinalizuara, por që jo vetëm mund të jetë një zë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë por që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm”, tha Rama gjatë fushatës elektorale.

V E N D I M  PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 Z. Niko Hyka, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M  PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 Znj. Ina Majko emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular