HomeKronike“Kur janë këtu tjetërsohen!”- Sjellja e shqiptarëve në timon brenda dhe jashtë...

“Kur janë këtu tjetërsohen!”- Sjellja e shqiptarëve në timon brenda dhe jashtë vendit, Krenar Ahmeti: Kur kalojnë kufirin, nuk kanë kë të marrin në telefon

Ish-oficeri i policisë, Krenar Ahmeti, ka komentuar sjelljen e shqiptarëve në timon brenda dhe jashtë vendit, duke u shprehur se kjo ndryshon në mënyrë drastike.

I ftuar në emisionin “Log.” në News24, është shprehur se ky ndryshim i sjelljes së tyre ka të bëjë me psikologjinë e tyre.

“Sa kalojnë kufirin i zbatojnë rregullat me rigorozitet, se atje nuk kanë kut t’i bien telefonit dhe nuk kanë asnjë mundësi vetëm se të përballen me sanksione. Kur vijnë këtu, u duket sikur… janë më të lirshëm, është psikologjike”, tha ai.

Ndër të tjera, ai shtoi se ka dhe nga ta persona që jetojnë jashtë dhe kur vijnë këtu kanë frikë të marrin makinën duke parë se si qarkullojnë shqiptarët këtu.

Ish-oficeri i policisë Krenar Ahmeti: Sa kalojnë kufirin i zbatojnë rregullat me rigorozitet, se atje nuk kanë kut t’i bien telefonit dhe nuk kanë asnjë mundësi vetëm se të përballen me sanksione. Kur vijnë këtu, u duket sikur… janë më të lirshëm, është psikologjike.

Por, është vetëm një fashë e caktuar e personave që sillen në këtë formë. Persona që jetojnë jashtë, kur vijnë këtu kanë frikë të marrin makinën duke parë se si qarkullojnë këtu. Ka shumë persona që këtu sillen shumë agresiv me trafikun, kur kalojnë kufirin i zbarojnë një më një. Kur janë këtu tjetërsohen…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular