Gjatë intervistës në një moment Visjani e ka pyetur Salsanon…
Iftuar në emisionin “Hap Ç’ju” me Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj, ka qenë aktori i njohur Salsano Rapi. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e tij të gjatë në televizion në moderim po ashtu edhe në aktrim, ka treguar gjithashtu edhe linjën të jetës duke e rrëfyer në mënyrën më të veçantë.
Gjatë intervistës në një moment Visjani e ka pyetur Salsanon nëse e mendon që në një të ardhme të afërt nëse merr një propozim për të qenë pjesë e politikës do të pranonte dhe ai është përgjigjur duke thënë se:
As nuk e kam menduar dhe nuk kam ndonjë ndjesi për të pasur një këndvështrim për jetën e së ardhmes në politikë. E para nuk më pëlqen kjo gjë dhe e dyta, jam nga ata njerëz që po e thashë një gjë do ta mbaj. Po nuk e mbajta nuk më zë gjumi. Kështu që nuk mendoj se bëj për politikan. Se këta nuk kanë cipë fare, të japin fjalën edhe…
Ka politikanë që janë të ndërshëm, të mirë dhe mbajnë përgjegjësi për atë që thanë por janë të pakët, me kokrra.