HomeAktualitetJapin dorëheqjen të gjithë drejtorët e bashkisë se Vlorës/Rama i kritikoi dhe...

Japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e bashkisë se Vlorës/Rama i kritikoi dhe iua kërkoi dje këtë akt

Pas takimit të zhvilluar ditën e djeshme me strukturat në qytetin e Vlorës nga kryeministri Edi Rama, mësohet se të gjithë drejtorët e bashkisë kanë dhënë dorëheqjen.

Pas takimit të zhvilluar ditën e djeshme me strukturat në qytetin e Vlorës nga kryeministri Edi Rama, mësohet se të gjithë drejtorët e bashkisë kanë dhënë dorëheqjen.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton se procesi ka nisur dje, por po vijon edhe sot për të gjithë ata që nuk janë dorëhequr ende.

Gjatë takimit të djeshëm me përfaqësuesit e pushtetit vendor në Bashkinë e Vlorës, kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika dhe pakënaqësi për punën e kryer nga ky institucion në pikun e sezonit turistik, duke i kërkuar kryebashkiakut Ermal Dredha të shkarkojë të gjithë drejtorët e bashkisë.

Burime për News24 bëjnë me dije se Rama i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut Dredha.

Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe socialistët e Vlorës. Rama ka komanduar si drejtues të PS në qytetin bregdetar, Klevis Kason dhe Eriona Ismailin.

Gjatë kësaj vizite në Vlorë, Edi Rama shoqërohej nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe që pas 34-vjetorit të PS-së, ka nisur një tur takimesh në të gjithë vendin.

Të mërkurën zhvilloi një mbledhje në Cerrik, ku u tërhoqi vëmendje kryebashkiakëve të Qarkut të Elbasanit, për mungesë vëmendjeje ndaj zhvillimit të zonave rurale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular