Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e Partisë Socialiste të gjithë kandidatët për deputetë, të listës të hapur dhe të mbyllur që në 11 maj garuan nën siglën e PS.
Mësohet se temë e diskutimit ka qenë evidentimi i problematikave me të cilat përballen qytetarët në qarkun e Tiranës.
Kreu i PS Edi Rama ka theksuar se deputetët duhet të zbresin në terren për evidentimin e problematikave, si dhe janë ngritur disa grupe pune për fushat: Hapësirat publike, shërbimet, parkimi, lejet e ndërtimit.
Kryesocialisti ka lënë porosi që kandidatët dhe deputetët do të kontaktojnë me qytetarët. Brenda 2 javësh do të krijohet një raport për t’i depozituar më pas në Bashki.
Sipas Ramës ministrat janë të gatshëm për të ndihmuar dhe dhënë zgjidhje.