HomeBotaDhjetëra emigrantë ndalohen nga policia franceze/Efektivët futen në det dhe copëtojnë me...

Dhjetëra emigrantë ndalohen nga policia franceze/Efektivët futen në det dhe copëtojnë me thika gomonen, nuk kalojnë…

Sipas BBC-së, trafikantët përdornin gomone për të marrë njerëz nga pika të ndryshme përgjatë bregdetit. Dhjetëra emigrantë që përpiqeshin të kalonin Kanalin e La Manshit drejt Mbretërisë së Bashkuar me ndihmën e trafikantëve, u ndaluan nga policia franceze në një plazh në jug të qytetit Bulon.

Dy grupe të mëdha emigrantësh, shumica me jelekë shpëtimi, dolën nga kodrat e rërës afër dhe vrapuan drejt detit për të hipur në anije. Mendohet se në plazh ndodheshin rreth 80 deri 100 persona.

Anija e parë e trafikantëve, që lundronte rreth 100 metra larg bregut, ishte tashmë e mbushur dhe nuk ndaloi për të marrë më shumë njerëz. Pak më vonë arriti një anije e dytë, pothuajse bosh, e shoqëruar nga një anije e rojës bregdetare franceze që ndodhej më larg në det.

Emigrantët, duke mbajtur duart njëri-tjetrit, u drejtuan drejt anijes nën drejtimin e një personi që koordinonte operacionin. Kur gomonia u kthye dhe filloi të lëvizte prapa pranë bregut, dhjetëra njerëz ranë në ujë deri në bel, duke u përpjekur të hipnin.

Në fillim, policia refuzoi të ndërhynte dhe qëndroi në breg duke monitoruar situatën. Një zyrtar tha për BBC-në se nuk lejoheshin të hynin në ujë përveçse në rast nevoje për shpëtim.

Por situata u përkeqësua kur gomonia, e mbushur me burra, gra dhe fëmijë, u lëkund rrezikshëm nga valët dhe motorri pranoi defekt. Një nga policët urdhëroi kolegët e tij të hynin në ujë, pasi pasagjerët ishin në rrezik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular