Nga Jemin Gjana
Ne nje dite te vapshme te fund qershorit, ne nje dreke mes miqesh, Ahmet Prençi me dhuroi librin e tij te fundit me tregime e novela “Ne emer te gjakut”.
Me Ahmetin jemi miq te mire. Nuk jemi as shoke femijerie, as shoke shkolle e as shoke pune. Kemi punuar ne sektore krejt larg njeri prej tjetrit. Jemi njohur ne qasjet e njejta per politiken, ne aktivitete e diskure te shumta per fushatat zgjedhore, per shtetin, per pushtetin, per qeverisjen. Kemi qene pjese e rropatjeve tona me mendje se po i ndihim te mbares. Ndajme shpesh te njejtat mendime, po nuk perplasemi as kur nuk mendojme njesoj. Ai ne teresi eshte burre i qete dhe i matur. Nuk e thote kurre te pare fjalen e fundit. Dhe pse ai Dibran e une i Lumes, jemi rritur me shtratin e Drinit tek kembet, ne dy katunde qe jane pak larg nga Ura e Dodes, aty ku bashkohet Luma me Dibren. Kjo afri vendi e traditash mbase ka ndikuar dhe me shume per shume veshtrime te njejta per perditshmerine tone, per zhvillimet, per te djeshmen, te sotmen e te nesermen.
I pelqej librat e tij. Kur kam lexuar vellimin e tij poetik, kuptova se ” kostumi” i fjales i rri me per shtat se ” spaletat” ne zyrat e larta te shtetit.
Kesaj here A. Prenci ka guxuar te beje letersi me tragjizmin e vitit te mbrapshte 1997, ahere kur shteti ra, u shkermoq. Ahere kur rruga beri ligjin. Nje vit plot ngjarje, plot arme, plot vrasje, plot e perplot tragjedi udheve, fshatrave dhe qyteteve te vendit. Shteti u hallakat, institucionet e tij u zgerlaqen si ngrehina balte ne mot me shi.
Ne tregimin “Masakra e Romeve” A. Prenci del pertej kufijve te nje viti, pertej 97-s. Neper rrjeshta lexuesi kupton pse shteti u shtri perdhe, madje gjykimi shkon dhe me pertej: kishim apo nuk kishim shtet?
Nje komunitet rom, ne nje rrugice te panjohur te Frakulles i del zot vetes, mbron burrat, grate e femijet perballe bandave gjakatare. E lexova me nje fryme, pastaj e rilexova ngadale. Ne ato fjali te shkurtera dhe fjale te zgjedhura nenteksti fliste me shume se teksti. Nje komunitet me pak burra e djem, qe here ngujohen ne ca shtepi te rrenuara e here bredhin si nomade, e nxjerrin buken e tyre me djerse, pa doren e shtetit askund. Tregtojne shporta e sepete prej thuprash shelgu, tenda xunkthi e te tjera pune dore. Zbusin kuaj, tregtojne mushka e gomere, fitojne ushqime me fallin e grave te moshuara. Ashtu jetojne, ashtu qeverisen. E pranojne nje te pare si Rivelino dhe nuk degjojne urdher prej askujt, perpos kreut te tyre. Dine te jetojne ashtu ne varferine e tyre, po dine te mbrohen me cdo çmim.
Nje dyzine bandash rrezuan shtetin, ndersa nje dyzine burrash rome te Frakulles bene histori perkunder nje bande me dy dyzina kriminelesh gjakatare. Nuk ua pranuan kercenimin, i vune ne rrjesht drejt Levanit me grykat e armeve prapa veshit, i larguan nga prona e tyre, nga trojet e tyre. Nje shkendi vrasje u desh dhe 23 bandite u troshiten nen zjarrin e armeve te grupit rom. Dhe pyetja mbetet: Si mundet, nje grup burrash mposhtin nje bande te armatosur deri ngryke, ndersa disa banda gjunjezojne gjithe shtetin. Rivelino me romet e tij na tregojne se shteti nuk ra ne marsin e 1997-s, shteti ishte ndertuar per te rene.
Duke letrarizuar mjeshterisht tragjiken e 1997-s, A. Prençi nuk shkruan vetem per nje vit. Klithma e tij letrare na vjen jo vetem si nje mesim per cfar ngjau. Viti i rende 97 na pergjaku, na uli ne gjunje, rrezikoi jo veç njerzit po deri dhe integritetin tone territorial. E megjithe gjemen qe ndodhi asgje nuk ndryshoi me ndarjen e epokes se sotme nga ajo e djeshmja. Mbetem duke u vertitur brenda te njejtit sistem me emer te ndryshuar.
Me 11 faqet e tregimit “Masakra e Romeve” mund te shkruhet nje roman voluminoz, nje skenar filmi, mund te kthehet ne nje epope ku duhet te lexojme te djeshmen, te sotmen dhe te nesermen. Deri sot asgje nuk kemi nxene nga 97-ta, nese flasim per shkeputje nga epoka e nje shteti ne leter, ne nje epoke te re, ne nje shtet te se drejtes me demokraci funksionale.
Ahmet Prençi e ka portretizuar 1997-n me gjithe drite hijet para e pas tij. E ka bere per cilindo qe don e din ta lexoje realitetin. Per ngjarjet e nje viti ka shkruar dhe Viktor Hygoi ne romanin ” Viti 93″. Behet fjale per dy shekuj me heret. Nuk po e sjell per te paralelizuar as veprat e as autoret. Thjeshte per analogjine se si ngjarjet e renda, ngjarjet e medha i ndajne epokat nder popujt qe nuk i shohin ato vetem si skenare rruge. Pergjakja e Frances ne vitin 1793 i ndau epokat e qyterimit francez. Mbreti perfundoi ne gijotine, ndersa politikanet, burrat e shtetit, ushtaraket plot lavdi, te gjithe ata qe u perfshine ne beteje diten te luftonin e te falnin, te vriteshin e te vrisnin, duke e ditur persene. Dhe qytetetimi francez ka gjak ne themele, po kombet bejne perpara kur nuk shkojne ” gjak hupet”. Ne duket kemi shkuar ” gjak hupet” ne ate vit te mbrapshte.
Kjo i rendet A. Prençit ne cdo fjale e ne cdo fjali tek novela ” Embleme Kujtese”. Bisturia e shkrimtarit e pret nga te kater anet gjendrren tumorale ne trupin e shtetit pa mundur ta shqise prej tij. Kaluan vite, iken, erdhen e rierdhen lidere, nderruan qeveri e qeveritare po prej e pas 1997 gjerat mbeten siç ishin, pervecse me disa qiell gervishtes me shume. Me shume pastrim parash, me shume krim, me shume badhkepunim me krimin, me shume konto per politikanet e qeveritaret.
Kur ne te dyten faqe te noveles e hasa emrin e personazhit Ago, u shkeputa prej leximit. Ago Jakupi i Mitrush Kutelit me rrinte para syve si burri qe gjithe kamjen e tij, gjithe ate gjë e mall e vuri “me dirsen e ballit”. Pastaj ne pleqerine e thelle beri gjithe çfar mundi ” te gjente rrugen e zotit” per ndonje gabim qe mund te kishte bere ne jete.
Po jo, ky nuk ishte nje Ago Jakup, ishte nje Ago tjeter, ishte “Ago Kulaçi nje enigme me lidhje te dyshimta e me shpirt te shitur”. Nuk ishte as ne pune e as ne mall te vet. Ishte bash atje ku jane themelet e shtetit per te mos u perseritur 1997-a.
Rrjesht pas rrjeshti e faqe pas faqeje autori e ka poshtetuar si meriton personazhin e tij. E ka percjelle mallkimin e poshtersise deri ne majat e pushtetit, tek ata qe i pikasin dhe i terheqin ne sherbim jago te tille. Keta i duhen piramides te pushtetit per te kontrolluar kudo, kedo, kurdo. Me duart e tyre pushteti leshon uje te valë mbi kokat e atyre qe duan dhe dine te bejne pune te mira per vendin, per njerzit. Se jane te tille e dine dhe udhen e kercenimit: ” Ti vertete je drejtor, por nuk je me i forte se ai qe me ka sjelle ketu”. Ja ky eshte modeli i pushtetit te paduhur.
Ne filmat e Perendimit te Larget gjendet sentenca: ” Kur dikush don te te vrase, lutu te te qelloje aty ku duhet”. Prençi i ka “qelluar” Agon dhe “Agot” jo per ti vrare, i ka qelluar per ti lene te pa kallur si trishtim e mesim per njerzit, per shtetin, per pushtetin. Me te tille kemi shtet per te pase pushtet, po kurre jo pushtet per te bere shtet.
Me se paku eshte dikush e jane disa qe i thone, i kthejne dhe ne letersi si Ahmet Prençi pa çka se ka apo jo veshe e sy qe degjojne e shohin atje ne kupolat e politikes, apo ketu poshte nder shtresat e qytetareve qe shijojne tranzicionin e pafund dhe votojne gjithe kenaqesi.
“Në emër të gjakut”, ish ministri Jemin Gjana vlerëson Ahmet Prençin: Klithma e tij letrare na jep një mësim për çfarë ndodhi në ’97
RELATED ARTICLES







