HomeKryesoreMot i paqëndrueshëm, parashikimi për sot! Vranësira dhe shtrëngata, ja zonat ku...

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për sot! Vranësira dhe shtrëngata, ja zonat ku do të ketë reshje shiu dhe sa do të shënojë termometri

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites.

Vranësirat prej orëve të mesditës e pasdite do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonën e veriperëndimit hera-herës me intensitet lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar shkarkesa elektrike.

Nga orët e pasdites vonë pritet ndërprerja graduale e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10-12m/s. Valëzimi në det do të jetë 1- 2 ballë.

Screenshot_1
Screenshot_2
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular