HomeAktualitetTrump në finalen e Kupës së Botës për klube. Presidenti i SHBA...

Trump në finalen e Kupës së Botës për klube. Presidenti i SHBA paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia dhe 30 për qind për importet nga Bosnje dhe Hercegovina.

Tarifat e reja për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe ato për një sërë vendesh të tjera do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Ato janë më të ulëta sesa ato që Trump i paralajmëroi në prill – 37% për mallrat nga Serbia dhe 35% për ato nga Bosnje dhe Hercegovina.

Megjithatë, zbatimi i këtyre të fundit u shty për 90 ditë.

Trump i paralajmëroi tarifat e reja në letrat drejtuar udhëheqësve të vendeve – në rastin e Serbisë, presidentit Aleksandar Vuçiç, ndërsa në rastin e Bosnje dhe Hercegovinës kryetares aktuale të presidencës, Zhelka Cvijanoviç.

Këto letra janë të njëjta, përveç ndryshimeve në normat doganore që i vendosen secilit shtet veç e veç.

Letra e Trumpit fillon duke thënë se është “nder i madh” për të që dërgon një letër, e cila tregon rëndësinë dhe përkushtimin e SHBA-së për marrëdhëniet tregtare me atë shtet.

Ai shton se SHBA-ja ka pranuar ta vazhdojë bashkëpunimin tregtar me vendin në fjalë, pavarësisht “deficitit të konsiderueshëm tregtar” që SHBA-ja ka me të.

Sipas tij, norma e deklaruar e tarifës – 30 për qind për Bosnje dhe Hercegovinën dhe 35 për qind për Serbinë – është shumë më e ulët se ajo që nevojitet për të eliminuar pabarazitë dhe deficitin tregtar.

Trump, gjithashtu, kërcënon se do t’i rrisë tarifat nëse vendet hakmerren, duke vendosur tarifa shtesë për importet nga SHBA-ja.

Trump njoftoi të hënën në rrjetin e tij social, Truth Social, vendosjen e tarifave të reja doganore për një sërë shtetesh.

Për Japoninë, Korenë e Jugut, Malajzinë dhe Kazakistanin parashikohen tarifa prej 25%; për Afrikën e Jugut 30%; për Indonezinë 32%; për Bangladeshin 35%; për Kamboxhën dhe Tajlandën 36%, dhe për Laosin e Mianmarin 40%.

Në fillim të prillit, Trump vendosi tarifë 10% për importet nga Kosova.

Masë të ngjashme, atëkohë, vendosi edhe për importet nga Shqipëria, kurse për ato nga Serbia ishte 37%, nga Bosnje dhe Hercegovina 35% dhe nga Maqedonia e Veriut 33%.

Ekspertët vlerësuan se tarifat amerikane do të kenë shumë ndikim në Kosovë, për shkak të varësisë së madhe nga importet.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha atëkohë se zyra e saj ka bërë gati një ligj që do të mundësonte heqjen e tarifave prej 10% ndaj mallrave të importuara nga SHBA-ja, por se për miratimin e kësaj mase duhet fillimisht të konstituohet Kuvendi i ri. /rel

Ne finalen

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, konfirmoi të martën (9 korrik) gjatë një mbledhjeje të kabinetit se do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës për Klube, që zhvillohet të dielën (13 korrik) në stadiumin MetLife në East Rutherford, Neë Jersey. Në të njëjtën ditë, FIFA njoftoi hapjen e një zyre zyrtare në ndërtesën “Trump Tower” në Nju Jork.

donald trump

Turneu i zgjeruar i këtij viti, ku marrin pjesë disa nga klubet më të mëdha të futbollit botëror, shihet si një “provë gjenerale” për Botërorin 2026, që do të organizohet për herë të parë në tre shtete: SHBA, Kanada dhe Meksikë, me një rekord prej 48 kombëtaresh pjesëmarrëse.

Finalja e së dielës në MetLife Stadium – që do të presë edhe finalen e Kupës së Botës 2026 – shihet si një test logjistik për organizimin e evenimentit të ardhshëm madhor.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha se hapja e zyrës në Nju Jork synon forcimin e pranisë lokale në prag të Botërorit 2026. Ai theksoi: “FIFA është një organizatë globale dhe duhet të ketë prezencë lokale. Prandaj, është e domosdoshme të jemi të pranishëm në Nju Jork, jo vetëm për eventet aktuale, por edhe për funksionimin e zyrave tona.”

Infantino shtoi se bashkëpunimi me qeverinë amerikane ka qenë vendimtar, duke falënderuar personalisht presidentin Trump dhe Shtëpinë e Bardhë për mbështetjen ndaj organizimit të Kupës së Botës për Klube dhe të Botërorit të ardhshëm.

Nga e marta deri të shtunën (12 korrik), trofeu i Kupës së Botës për Klube do të ekspozohet për publikun në “Trump Tower”.

Trump, që nuk ka shmangur vëmendjen e botës së sportit gjatë presidencës së tij, ishte i pranishëm në Super Boël në shkurt dhe njoftoi më parë se Ëashington do të presë NFL Draft-in e vitit 2027.

Megjithatë, politikat e ashpra të imigracionit dhe ndalimi i hyrjes për qytetarë nga 12 vende kanë ngritur shqetësime për mikpritjen e Botërorit 2026 në SHBA. Një dokument i siguruar nga Reuters muajin e kaluar tregon se administrata Trump po shqyrton zgjerimin e ndjeshëm të kufizimeve të udhëtimit, që mund të përfshijnë deri në 36 shtete të tjera.

Pavarësisht këtyre shqetësimeve, FIFA siguron se SHBA do të jetë një mikpritëse e denjë për Botërorin e futbollit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular