HomeSocialeKRYESON RENDITJEN/Cirium e shpalli Wizz Air si linjën ajrore më efikase për...

KRYESON RENDITJEN/Cirium e shpalli Wizz Air si linjën ajrore më efikase për emetimet në botë

WIZZ AIR KRYESON RENDITJEN E EMETIMEVE MË TË ULËTA NDËR LINJAT E MËDHA AJRORE PËR REZULTATET 2024-2025 DHE PUBLIKON ARIET KRYESORE NË QËNDRUESHMËRINË MJEDISORE

  • U prezantua plani për arritjen e emetimeve neto zero deri në vitin 2050
  • Cirium e shpalli Wizz Air si linjën ajrore më efikase për emetimet në botë
  • Linja ajrore po avancon një transformim me fokus te Klienti nëpërmjet investimeve strategjike

• Fluturime të suksesshme me SAF dhe prezantimi i avionit me pamje të veçantë

Tiranë, 7 korrik 2025 – Wizz Air, linja ajrore më e qëndrueshme mjedisore në rajonin EMEA[1], ka publikuar Raportin Vjetor të Qëndrueshmërisë për vitin financiar, i cili përfundoi më 31 mars 2025. Raporti është verifikuar nga palë të treta të pavarura dhe evidenton përparime të matshme, duke riafirmuar angazhimet afatgjata të kompanisë në fushat e mjedisit, aspektit social dhe qeverisjes korporative. Progresi i vazhdueshëm i Wizz Air gjatë vitit të fundit bëri që kompania të shpallet si linja ajrore më efikase në emetimet në botë nga kompania e pavarur analitike Cirium[2].

Fuqizimi i Efiçencës Mjedisore përmes Inovacionit në Flotë

Gjatë vitit financiar 2025, Wizz Air forcoi pozicionin e saj si një nga linjat ajrore me intensitetin më të ulët të emetimeve në nivel global, duke raportuar një normë udhëheqëse në industri prej vetëm 52.2 gram CO₂ për kilometër pasagjer[3]. Flota ultra-moderne e kompanisë, me një moshë mesatare prej vetëm 4.7 vitesh, mbetet më e reja ndër të gjitha linjat ajrore të krahasueshme, duke rritur ndjeshëm efikasitetin e karburantit dhe duke reduktuar ndikimin mjedisor. Aktualisht, mbi 66% e flotës prej 231 avionësh të Wizz Air (147 Airbus A321neo dhe 6 A320neo) janë të pajisur me motorët e gjeneratës së fundit, Pratt & Whitney GTF, të cilët ofrojnë një ulje prej 20% të konsumit të karburantit dhe emetimeve të CO₂ krahasuar me avionët e gjeneratës së mëparshme, si dhe një reduktim prej 50% të ndotjes akustike. Në përputhje me angazhimin e saj për inovacion dhe qëndrueshmëri mjedisore në kuadër të nismës Customer First Compass, Wizz Air synon të operojë një flotë tërësisht me avionë “neo” deri në vitin 2028, duke u pozicionuar shumë përpara çdo linje tjetër ajrore në Evropë [4]në këtë drejtim.

Duke theksuar më tej përkushtimin e saj ndaj efikasitetit dhe inovacionit, Wizz Air prezantoi një avion me dizajn të veçantë për të festuar 20-vjetorin e partneritetit me Airbus, duke vënë në pah arritjet e së kaluarës dhe përparimet e ardhshme në teknologjinë e aviacionit.

Karburanti i Qëndrueshëm i Aviacionit (SAF)[5]: Nga Fluturimet Eksperimentale drejt Objektivit 2030

Wizz Air vazhdon të reduktojë emetimet përmes një strategjie të fokusuar dhe të bazuar në të dhëna, që përfshin përdorimin e energjive alternative. Midis tetorit dhe dhjetorit 2024, kompania realizoi me sukses fluturime provë me Karburant të Qëndrueshëm për Aviacionin (SAF) në linjat Barcelonë–Budapest dhe Bruksel Charleroi–Budapest, në bashkëpunim me furnizuesit Moeve dhe World Fuel Services. Kompania synon të arrijë përzierje SAF prej 10% në të gjitha fluturimet deri në vitin 2030.

Një rrugë pragmatike drejt Net Zero

Në kuadër të Ditës së Tokës, Wizz Air prezantoi hartën e saj të dekarbonizimit të përafruar me objektivin afatgjatë të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) për të arritur emetime neto zero në aviacionin ndërkombëtar deri në vitin 2050. Kjo hartë është gjithashtu një thirrje për veprim të përbashkët nga qeveritë dhe industria për të mundësuar qëndrueshmërinë afatgjatë të fluturimeve.

Te Wizz Air, objektivat ESG nuk i konsiderojmë si retorikë marketingu, por si një domosdoshmëri themelore e biznesit,” u shpreh Dorottya Durucsko, Drejtore e Marrëdhënieve me Qeverinë dhe Qëndrueshmërisë në Wizz Air. “Raporti i Qëndrueshmërisë 2025 dëshmon përkushtimin tonë ndaj përparimit të matshëm, të udhëhequr nga të dhëna dhe investime praktike në teknologji, prodhimin e SAF-it dhe operacione më të zgjuara.

Përparimi i njohur në industrinë ndërkombëtare

Në vitin 2024, Wizz Air u vlerësua me çmimin “Linja më e mirë ajrore për reduktimin e karbonit” në Carbon Awards organizuar nga World Finance, si dhe mori për të tretin vit radhazi çmimin e CAPA për Ekselencë në Qëndrueshmëri Mjedisore. Strategjia e qëndrueshmërisë e Wizz Air përfshin gjithashtu përgjegjësinë sociale dhe zhvillimin organizativ, me mbi 2,300 punonjës të rinj të punësuar në vitin fiskal 2025 dhe një forcë punëtore totale prej mbi 9,000 personash nga 112 kombësi.


[1] Sipas çmimeve të CAPA – Centre for Aviation Awards for Excellence 2022–2024, të cilat matin intensitetin e emetimeve të linjave ajrore në nivel global, Wizz Air renditet si linja ajrore me nivelin më të ulët të emetimeve të CO₂ për njësi pasagjer-kilometër (RPK), në krahasim me linjat e tjera ajrore globale dhe evropiane.

[2] Sipas raportit të Cirium për emetimet nga fluturimet për vitin 2024, publikuar në korrik 2025.

[3] Bazuar në të dhënat më të fundit të publikuara për intensitetin e emetimeve për vitin financiar 2025 (Ryanair, EasyJet), ju lutemi vini re se për shkak të ndryshimeve në periudhat e raportimit, shifrat dhe afatet kohore mund të mos jenë plotësisht të njëjta. Megjithëse është bërë çdo përpjekje për të siguruar saktësinë e të dhënave, mund të ekzistojnë mospërputhje për shkak të metodologjive të ndryshme të raportimit dhe proceseve të mbledhjes së të dhënave.

[4] Krahasuar me A321ceo, modeli A321neo realizon kursime të ndjeshme karburanti, duke ulur konsumimin e karburantit me 10 për qind. Bashkëveprimi midis këtyre motorëve dhe krahëve të avancuar Airbus Sharklet™ mund të përmirësojë efikasitetin e karburantit për çdo vend deri në 20 për qind.

[5] Karburanti i qëndrueshëm për aviacionin (SAF) përfshin karburantet sintetike të aviacionit, biokarburantet e aviacionit dhe karburantet e aviacionit me karbon të ricikluar, siç përcaktohet në Rregulloren ReFuelEU për Aviacionin. SAF ka potencialin të ulë emetimet totale të gazeve serrë (GHG) përmes një analize të ciklit të jetës, krahasuar me karburantin tradicional të avionëve. Megjithëse SAF përfaqëson një rrugë premtuese për uljen e emetimeve nga aviacioni, ekzistojnë pengesa të mëdha për shkallëzimin e prodhimit dhe disponueshmërisë së tij, duke e bërë aktualisht atë 3 deri në 4 herë më të kushtueshëm. Aktualisht, SAF përbën vetëm një pjesë të vogël të karburantit të përdorur nga linjat ajrore komerciale. Rregullorja ReFuelEU synon të rrisë përdorimin e SAF për të zbutur emetimet e CO₂ në aviacion.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular