HomePolitikePas Vlorës, kryeministri Rama kërkoi dorëheqjen e drejtorëve edhe në Bashkinë e...

Pas Vlorës, kryeministri Rama kërkoi dorëheqjen e drejtorëve edhe në Bashkinë e Fierit dhe Durrësit

Kryeministri Edi Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë së Fierit.

Burime bëjnë me dije se në takimin me dyer të mbyllura që kryeministri mbajti sot me drejtuesit vendorë të bashkisë dhe deputetët të Fierit, Rama foli me tone të larta për zaptimin e hapësirave publike. Për rrjedhojë ai kërkoi dorëheqjen e drejtorëve në Bashkinë e Fierit.

Pas Fierit kryeministri dishte dje në Durrës, ku do të zhvilloi takim me drejtuesit vendorë dhe deputetët e Durrësit. Mbledhja do të zhvillohet në kuadër të aksionit që kryeministri ka ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike.

Kreu i qeverise u ka kërkuar edhe drejtuesve të bashkisë që të japin dorëheqjen.
Ndërkohë ish-kandidatëve dhe deputetëve u ka kërkuar që të dalin në terren, të flasin me qytetarët dhe të dëgjojnë ankesat e tyre. Disa ditë më parë kryeministri Rama urdhëroi dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë së Vlorë, për shkak të zaptimit të hapësirave publike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular