Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, konfirmoi të martën (9 korrik) gjatë një mbledhjeje të kabinetit se do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës për Klube, që zhvillohet të dielën (13 korrik) në stadiumin MetLife në East Rutherford, Neë Jersey. Në të njëjtën ditë, FIFA njoftoi hapjen e një zyre zyrtare në ndërtesën “Trump Tower” në Nju Jork.
Turneu i zgjeruar i këtij viti, ku marrin pjesë disa nga klubet më të mëdha të futbollit botëror, shihet si një “provë gjenerale” për Botërorin 2026, që do të organizohet për herë të parë në tre shtete: SHBA, Kanada dhe Meksikë, me një rekord prej 48 kombëtaresh pjesëmarrëse.
Finalja e së dielës në MetLife Stadium – që do të presë edhe finalen e Kupës së Botës 2026 – shihet si një test logjistik për organizimin e evenimentit të ardhshëm madhor.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha se hapja e zyrës në Nju Jork synon forcimin e pranisë lokale në prag të Botërorit 2026. Ai theksoi: “FIFA është një organizatë globale dhe duhet të ketë prezencë lokale. Prandaj, është e domosdoshme të jemi të pranishëm në Nju Jork, jo vetëm për eventet aktuale, por edhe për funksionimin e zyrave tona.”
Infantino shtoi se bashkëpunimi me qeverinë amerikane ka qenë vendimtar, duke falënderuar personalisht presidentin Trump dhe Shtëpinë e Bardhë për mbështetjen ndaj organizimit të Kupës së Botës për Klube dhe të Botërorit të ardhshëm.
Nga e marta deri të shtunën (12 korrik), trofeu i Kupës së Botës për Klube do të ekspozohet për publikun në “Trump Tower”.
Trump, që nuk ka shmangur vëmendjen e botës së sportit gjatë presidencës së tij, ishte i pranishëm në Super Boël në shkurt dhe njoftoi më parë se Ëashington do të presë NFL Draft-in e vitit 2027.
Megjithatë, politikat e ashpra të imigracionit dhe ndalimi i hyrjes për qytetarë nga 12 vende kanë ngritur shqetësime për mikpritjen e Botërorit 2026 në SHBA. Një dokument i siguruar nga Reuters muajin e kaluar tregon se administrata Trump po shqyrton zgjerimin e ndjeshëm të kufizimeve të udhëtimit, që mund të përfshijnë deri në 36 shtete të tjera.
Pavarësisht këtyre shqetësimeve, FIFA siguron se SHBA do të jetë një mikpritëse e denjë për Botërorin e futbollit.