HomeKronikeU pa për herë të fundit në autostradën Durrës-Tiranë! Detaje nga zhdukja...

U pa për herë të fundit në autostradën Durrës-Tiranë! Detaje nga zhdukja e Eraldo Muçit, pistat e hetimit të policisë: Dyshohet për hakmarje dhe borxhe

Emisioni “Në Shënjestër” trajtoi këtë të martë ngjarjen e ndodhur më 15 qershor, ku një 30-vjeçar nga fshati Bylysh i bashkisë Memaliaj rezulton i zhdukur.

Nga dëshmitë e deritanishme dhe të dhënat hetimore për këtë ngjarje, policia tashmë ka dyshime të forta se zhdukja e Eraldo Muçit, mesditën e 15 Qershorit, ka lidhje me motivin e hakmarrjes.

Kjo për shkak të njohjes së tij me Aleksandër Sadikaj dhe besnikërisë që kishte ndaj Sanços dhe familjes së tij.

Ndërsa, një tjetër pistë mund të jetë edhe ajo e ndonjë borxhi të mundshëm që Eraldo Muçi, mund t’u kishte personave të tjerë.

Ndërkohë që burime policore thanë për emisionin ‘Në Shënjestër’ se për herë të fundit, i riu është parë të lëvizë në autostradën Durrës-Tiranë. Dhe që nga ky moment nuk ka asnjë të dhënë rreth fatit të tij.

Sipas burimeve të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’, personi që e nisi drejt Tiranës, për të kryer një punë, e cila nuk dihet se cila është, quhet Donald Nela. I njohur ndryshe edhe me pseudonimin ‘Tupja’.

Donald Nela, në vitin 2018 ishte një nga të arrestuarit nga policia, pas përgjimeve ambientale që ishin bërë, lidhur mbi disa episode të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet kufirit të gjelbërt me Greqinë.

Mësohet se Donald Nela, i ka thënë 30-vjeçarit se do të kryenin një punë për dy persona me mbiemrin Doda nga veriu. Çka ngre edhe më shumë dyshime rreth udhëtimit të 30-vjeçarit atë ditë në drejtim të Durrësit, apo Tiranës.

Kjo pasi personat me mbiemër Doda me të cilët duhet të fliste Eraldo Muçi, janë lidhje e një personazhi të botës së krimit, që konsiderohet si krahu i djathtë i Ledjan Alushajt dhe Kristo Qiricit që thuhet se urdhëruan vrasjen makabre të Aleksandër Sadikaj. më 11 Qershor 2022 në Tiranë.

Ledjan Alushaj, që është një nga personat e dyshuar edhe për rrëmbimin e dy shtetasve, 46 vjeçarit, Leonard Thodhori, banues në fshatin Çukë të Sarandës si dhe Fatmir Sulovarit alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, nga Fieri.

Ngjarje këto të ndodhura në prillin e vitit 2023, Ledjan Alushaj ndryshe njihet edhe si Eldion Alushaj, emri i të cilit u përmend fillimisht në vitin 2015, në atë kohë 29 vjeç, kur u vu në pranga bashkë me babain e tij, Dashnor Alushaj, 55 vjeç.

Të dy të akuzuar si pronarë të një magazine ku u gjetën 10 mijë rrënjë dhe kubikë kanabisi në Vrinë, e njëjta zonë ku mendohet se janë vrarë dhe zhdukur Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, në prill 2023.

Por përse grupi hetues beson se gjithçka që ka të bëjë me zhdukjen e Eraldo Muçit, lidhet me punën që ai mori në dorëzim atë ditë dhe me emrin e Donald Nelës, apo i njohur ndryshe si ‘Tupe’.

Punë që nuk duket se ka qenë edhe aq pastër, edhe për faktin se Eraldo Muçi, ka lënë porosi të miqtë e tij, se po shkonte të takonte personat që do bënte punën dhe nëse do t’i ndodhë diçka, ai që e ka nisur ishte Donald Nela (Tupja).

“Një prej miqve të Eraldo Muçit ka deklaruar në polici se Eraldo i kishte thënë që nëse i ndodhte diçka, atë duhet ta kërkonin te Tupja”

Familja nga ana e saj, ngre dyshime të forta se Eraldos mund t’i ketë ndodhur ndonjë ngjarje e rëndë kriminale. Gjë që nuk e përjashton edhe policia, edhe pse deri më tani ka zgjedhur të jetë e rezervuar në gjetjet e veta.

Por ajo që bën të pakuptueshme këtë histori, apo që i ngatërron disi fijet, është përse Eraldo Muçi, zgjodhi të çojë një porosi që kushton në Tiranë, por në krahun tjetër ai po nisej pa para në xhep.

Apo me para të marra hua, siç ndodhi në takimin e tij të fundit me menaxherin e fermës së kuajve, ku i kërkoi 10 mijë lekë të vjetra. Dhe a ishte ai i përfshirë në punë që e kishin komplikuar sadopak jetën e tij.

Çfarë roli mund të kishte 30-vjeçari në këtë konflikt, që mund të çonte deri në mendimin për ta hequr qafe. Përse ai kishte frikë, kur mori porosinë nga Donald Nela, njohur si ‘Tupja’?

Cila është puna që ai do të kryente? Dhe a i njihte ai personazhet me të cilët do të takohej, të cilët ishin të njohur për lidhjet e tyre kriminale.

Por edhe për faktin që miku i tij Sanço ishte armiku i tyre. A është zhdukja e Eraldo Muçit një nxjerrje në pritë dhe përse policia has gjithmonë vështirësi në zbardhjen e të tilla ngjarjeve?

Ashtu sikurse ka ndodhur edhe me zhdukjen me siguri nga e njëjta dorë të Sulovarit dhe Krasniqit në prillin e vitit 2023.

Ku nëse do të ishte kështu, Eraldo Muçi, do të ishte personi i tretë që zhduket në këtë histori horror të përplasjes midis Sadikaj dhe Papa Që deri më tani numëron 5 të vrarë dhe 3 të zhdukur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular