HomePolitikeSalianji i lirë/Mërtiri: Berishës i duhen viktima, jo heronj. Bejko: Berishës i...

Salianji i lirë/Mërtiri: Berishës i duhen viktima, jo heronj. Bejko: Berishës i interesonte që ai të mbahej në burg 

Analisti Ergys Mërtiri komentoi lirimin e Salianjit tre muaj përpara mbarimit të dënimit të tij. mërtiri tha se Berishës i duhen viktima dhe jo heronj. Më tej, ai e komentoi këtë situatë si një mundësi të artë për Salianjin në një moment ku PD është në fazën më të errët.

“Berishës i duhen viktimë, jo heronj sepse hero është vetë. E ruan me xhelozi të qenurit i vetëm me ndikim, është me mendësi autoritar dhe nuk do rival afër vetes. Kërkon bashkëpunëtor të dobët që nuk kanë kredite politike sepse e dëmtojnë. Salianji i duhet Berishës si viktimë jo si hero. Salianji ka momentin më të artë, është i himnizuar nga një pjesë e demokratëve ku PD është në momentin më të errët.”

Ish anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko thotë Ervin Salianjin, nuk e pritën demokratët në PD, pas lirimit të tij nga burgu.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bejko u shpreh se kreu i PD, Sali Berisha i vret figurat politike.

“Faktin që Ervinin nuk e pritën figurat kryesore të partisë, këta njerëz që duihet të ishin atje, nuk ishin. E përdorën Salianjin, duke e paraqitur si të burgosur politik. Xhelozia që treguan ata dje, tregoi se Ervini ishte dikushi. Xhelozi dhe frikë bashkë. Berisha është mësuar që t’i vrasë figurat politike. Duke qenë Ervini, ka stof politik. Saliu tani, e konsideron partinë e tij dhe nuk pranon njerë që t’ia marrin partinë. Saiu nuk e donte Salianjin në parlament, i konvenoi Saliut vendimi i gjykatës që e çoi Salianjin në burg. Salianji ka potencial.”, theksoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular