Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”.
Një 34-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqen.
Për pasojë i riu me iniciale A. B., ka humbur jetën, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi:
Pogradec/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.B, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

