HomeAktualitetU mbyt në liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi 2 turistë. Qeveria shpall...

U mbyt në liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi 2 turistë. Qeveria shpall dëshmor Arben Anamalin!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh në rrjetin social Facebook, duke nderuar Kapiten Arben Anamalin, i cili humbi jetën gjatë një aksioni heroik për shpëtimin e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës.

“U prehsh në paqe, dëshmor i atdheut,” shkruan Kryeministri në postimin e tij, duke e cilësuar kapitenin si një hero të Republikës, që u vetësakrifikua për të shpëtuar jetën e të tjerëve.

Arben Anamali ishte drejtues i anijes turistike të Bashkisë Shkodër dhe ndërhyri pa hezitim për të ndihmuar dy turistë që rrezikonin të mbyteshin në ujërat e liqenit. Ai arriti t’i shpëtojë, por për fat të keq humbi jetën gjatë misionit shpëtimtar.

“I paharruar, Kapiten Arbeni,” përfundon postimi i Kryeministrit, duke ngushëlluar familjen dhe të gjithë qytetarët për këtë humbje të rëndë.

U PREHSH NË PAQE DËSHMOR I ATDHEUT🕊️

Nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës💔 I paharruar, Kapiten Arbeni🙏”, shkruan Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular