HomeKronikeMerr flakë automjeti gjatë lëvizjes, shpëton familja me 5 persona pa lëndime

Merr flakë automjeti gjatë lëvizjes, shpëton familja me 5 persona pa lëndime

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur sot pasdreke në aksin rrugor Belsh–Kuçovë në afërsi të vendit të quajtur “Lokalitet” ku një automjet tip Benz ka marrë flakë gjatë lëvizjes.

Brenda mjetit ndodheshin pesë persona, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë nga automjeti pa pësuar lëndime.

Zjarri, i cili ishte  i përmasave të mëdha jo vetëm që vuri në rrezik jetën e personave në mjet, por krijoi shqetësim edhe për  pronarët e disa banesa që ndodheshin pranë rrugës pasi flakët që përfshinë mjetin për shkak të erës arritën afër banesave.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse të Bashkisë Belsh të mbështetura nga policia e shtetit duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe evitimin e përhapjes së zjarrit në zonën përreth.

Shkaqet e zjarrit nuk janë konfirmuar ende, por sipas burimeve paraprake, dyshohet për një defekt teknik në automjet. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes e cila shkaktoi panik. Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë ka shmangur një tragjedi të mundshme, ndërsa familja që udhëtonte me automjetin ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular