HomePolitikeVIDEO/Ministri i Financave në takimin e Ramës me kryebashikakët: Kamza kampione në...

VIDEO/Ministri i Financave në takimin e Ramës me kryebashikakët: Kamza kampione në realizimin e të ardhurave dhe investimeve

Kompetencat e pushtetit vendor për shërbimet dhe investimet publike janë mjaft të rëndësishme për cilësinë e jetës së qytetarëve.  Këto ditë kryeministri Edi Rama ka qenë kritikë për mjaft bashki në vend ku ka kërkuar dorëheqjen e mjaft drejtorëve si në Vlorë, Fier, Durrës, Elbasan të drejtuesve të nivele të tjera në pushtet lokal ku madje sot kërkoi dhe largimin e administratorëve në bashki me përjashtime pë raste që kanë qenë në krye të punëve duke realizuar detyrat me përpikmëri dhe korrektesë.
Rama ka qenë mjaft kritikë në fjalimin për mediat sikurse në në takimin “Shqipëria 2030 – Sfidat dhe angazhimet vendore”- Performanca e bashkive, por ministri i Financave Petrit Malaj ka konfirmuar raportin e institucionit që ai drejton për bashkitë me përformancën më të mirë ku Kamza sërish sikurse dhe vitin e kaluar vazhdon të përformojë shkëlqyer si në mbledhjen dhe administrimin e të ardhurave ashtu dhe në përdorimin me efikasitet të tyre se bashku me grantet e qeverisë për ti çuar ato për investime të cilat kanë qenë të prekshme për komunitetin duke ndikuar pozitivisht në të përditshmen e tyre.  
Ministri i Financave, z Petrit Malaj, bëri një prezantim të gjendjes financiare të bashkive, në takimin “Shqipëria 2030 – Sfidat dhe angazhimet vendore”, gjatë diskutimit mbi performancën e bashkive dhe grantit të performancës.  Duke iu referuar vlerësimeve të bëra nga Ministria e Financave, z.Malaj tha se performanca e bashkive është rritur që nga viti 2015, vit kur u zbatua reforma administrative territoriale. Ministri tha se një rritje të performancës vërehet edhe sa i përket të ardhurave që realizohen nga vetë pushteti vendor. Në vijim të fjalës së tij ministri Malaj tha se kemi edhe bashki të cilat kanë pasur performancë të mirë sa i përket realizimit të të ardhurave vendore dhe investimeve. Ato i kemi listuar sipas performancës që kanë kryer. Të gjitha ato bashki që kanë realizuar të ardhurat e tyre vendore apo kanë kryer investime mbi 70 % të buxhetit të tyre të miratuar janë bashkia e Tiranës, Kamzës, Durrësit, Vlorës, Elbasanit dhe Shkodrës. Gjithashtu, edhe në aspektin e investimeve, janë po prapë të njëjtat bashki që kanë realizuar investimet e tyre. Këtu mund të shtojmë edhe bashkinë e Lezhës, e cila ka performuar mirë sa i përket çështjes së investimeve.


Nga ana tjetër, ka një përmirësim të situatës së shlyerjes së detyrimeve të prapambetura në nivel bashkish, ku stoku i detyrimeve të prapambetura është ulur me rreth 74 %, nga 12.1 miliardë lekë që shënonte në vitin 2015, në 3.2 miliardë lekë në vitin 2024.

Megjithatë, referuar situatës financiare të disa bashkive, Ministri Malaj tha se bashkitë që paraqiten me probleme financiare duhet të miratojnë dhe më pas paraqesin pranë Ministrisë së Financave planin përkatës për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, ndërsa ato bashki që ndodhen në vështirësi financiare duhet të miratojnë dhe paraqesin pranë MF planin e rehabilitimit finanaciar të tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular