Kristal Palas është përjashtuar nga Liga e Europës. Vendimi nga UEFA është zyrtar dhe ishte i pritshëm dhe pse i pazakontë për një klub anglez. Kjo pasi Lioni fitoi apelin për të mos rënë në ligën e dytë franceze dhe mund të marrë pjesë në kompeticion europian.
Rregullat e UEFA-s ndalojnë që dy klube me të njëjtin pronar të luajnë në të njëjtin kompeticion. Xhon Tekstor, që ka shumicën e aksioneve të Kristal Palas, po ashtu është pronar i Lionit.
Kështu Kristal Palas do luajë në Ligën e Konferencës. Vendim ky që ishte i pashmangshëm nga UEFA.