HomeKronikeU arrestua në Sarandë gjatë aksionit me "efekte speciale", kush është Ervis...

U arrestua në Sarandë gjatë aksionit me “efekte speciale”, kush është Ervis Cukali? I përfshirë në ngjarjen e rëndë kriminale

Një aksion që i përngjanë skenarëve të filmave ishte ai i policisë së Sarandës mbrëmjen e dijshme, ku si rezultat u vunë në pranga tre të rinj, Endri Doku, Imer Gega dhe Ervis Cukali.

Ata u ndaluan teksa udhëtonin me mjetin luksoz Porsche Panamera, ndërsa gjatë ndalimit Endri Doku u hodh në det për t’i shpëtuar arrestimit, si dhe për të hedhur armën e zjarrit që kishte me vete.

Ndërsa dy emrat e parë rezultojnë pa precedentë penalë, Ervis Cukali është një emër i njohur për policinë.

Ky i fundit në vitin 2023 u shpall në kërkim si bashkëpunëtor i Albi Meçin, i cili është arrestuar si i dyshuar për rrëmbimin e bujshëm të Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit në Sarandë. Sipas policisë Cukali dyshohej se do të kryente vrasje për llogari të një grupi kriminal.

27-vjeçari ishte shpallur në kërkim me akuzat për “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”.

Albi Mecini
Albi Mecini

Më 30 Gusht 2023, Albi Mecini u kap në flagrancë në fshatin Vajkan, ku kishte lënë mjetin e tij pranë lëndës eksplozive, në një rrugë dytësore pranë rrethrrotullimit përballë qëndrës “Viva” në rrugën për tek vendi i quajtur “Safari”.

Ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij, Ervis Cukali dhe Arafat Manërkolli, ishin duke u afruar pranë tij me një mjet tjetër pa targa, i trafikuar dhe me shasi të falsifikuar, brenda të cilës u sekuestruan 3 bidona me lëndë djegëse benzinë.

Sipas Prokurorisë, që i dërgoi 3 të rinjtë për gjykim më 7 Dhjetor 2024, ata kanë poseduar dhe trasportuar sasinë prej 21 kilogram e 265 gram eksploziv në qytetin e Fierit dhe dyshohet se do të kryenin atentat.

Gjithashtu organi i akuzës, informoi se të pandehurit, të cilët janë të dënuar më parë, dyshohet se janë përfshirë në ngjarje të rënda.

Aksioni në Sarandë

Endri Doku, Imer Gega dhe Ervis Cukali po lëviznin në lagjen nr. 1 në rrugën “Butrinti”, kur u ndaluan për kontroll nga uniformat blu.

Gjatë veprimeve, njëri prej tyre, 27-vjeçari Endri Doku, tentoi të largohej duke u hedhur në det, së bashku me çantën ku ndodhej arma e zjarrit.

Në ndihmë të efektivëve kanë ardhur Policia Kufitare që ndodhej në patrullim në afërsi me mjetin e tyre lundrues, duke bërë të mundur kapjen në det të të riut nga Kamza.

Gjithashtu, efektivët gjetën çantën me armën që 27-vjeçari Endri Doku tentoi të fshihte duke e hedhur në det.

Gjatë aksionit në Sarandë ranë në pranga:

  • Endri Doku, 27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;
  • Imer Gega, 21 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Mos kallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
  • Ervis Cukali, 27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Mos kallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, i cili rezultoi edhe person i shpallur në kërkim për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”.

Pistoleta, municioni luftarak dhe automjeti tip “Porsche” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Sarandë, operacioni policor i koduar “Diving”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në një automjet luksoz, njëri prej tyre tentoi të arratisej duke u hedhur në det, së bashku me çantën ku ndodhej arma.

Vihen në pranga 3 shtetas, mes tyre edhe një person në kërkim për vepra të rënda penale.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 16 fishekë dhe automjeti tip “Porsche”.

Në vijim të kontrolleve të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik, dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lidhur me një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje që cenonte sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Sarandë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Diving”.

Si rezultat, në lagjen nr. 1, rruga “Butrinti”, Sarandë, u ndalua për kontroll automjeti luksoz tip “Porsche”, me të cilin udhëtonin 3 shtetas. Gjatë veprimeve, njëri prej tyre, shtetasi E. D., tentoi të largohej duke u hedhur në det, së bashku me çantën ku ndodhej arma e zjarrit, me qëllim humbjen e provave. Por falë reagimit të shpejtë të punonjësve të Policisë, me mbështetjen e Policisë Kufitare që ndodhej në patrullim në afërsi me mjetin e tyre lundrues, u bë e mundur kapja në flagrancë e këtij shtetasi.

Gjithashtu, nga punonjësit e Policisë Sarandë u bë e mundur, brenda një kohe shumë të shkurtër, gjetja e çantës me armën që ky shtetas tentoi të fshihte duke e hedhur në det.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • E. D., 27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;
  • I. G., 21 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Mos kallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
  • B. C., 27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Mos kallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, i cili rezultoi edhe person i shpallur në kërkim për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”.

Arma e zjarrit (pistoletë), municioni luftarak dhe automjeti tip “Porsche” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

KAPJA E 21 KG EKSPLOZIV

Albi Mëcini nga Kamza, i cili dyshohet se është një ndër autorët e rrëmbimit të Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit në Sarandë, u kap në flagrancë me dy çanta brenda të cilave kishte eksploziv të montuara me celular për shpërthim në distancë.

Po ashtu policia njoftoi se kishte shpallur në kërkim dhe bashkëpuntorë të tjerë të 29-vjeçarit që ishin bërë gati për të kryer një vrasje, Ervis Cukali, Sebastian Lataj dhe Arafat Manërkolli.

Dërgimi për gjykim nga Prokuroria

Transportonin 21 kg lëndë eksplozive, Prokuroria Fier dërgon për gjykim tre shtetasit A.M, E.C dhe A.M

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq tre shtetasit A.M., E.C., dhe A.M. për ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit’ e kryer në bashkëpunim dhe në sasi të mëdha, parashikuar nga neni 278/6 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.1070, i kryer në bashkëpunim me policinë gjyqësore, rezultoi se shtetasi A.M u kap nga policia gjyqësore në flagrancë në fshatin Vajkan, të qarkut Fier, ku kishte lënë mjetin e tij pranë lëndës eksplozive, në një rrugë dytësore pranë rrethrrotullimit përballë qëndrës “Viva” në rrugën për tek vendi i quajtur “Safari”. Ndërkohë që bashkëpunëtorët e tjerë ishin duke u afruar pranë tij me një mjet tjetër pa targa, i trafikuar dhe me shasi të falsifikuar, brenda të cilës u sekuestruan 3 bidona me lëndë djegëse benzinë.

Nga hetimet rezultoi se të tre të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetërin, më datë 28.09.2023 kanë poseduar dhe trasportuar lëndën eksplozive prej 21 kilogram e 265 gram në qytetin e Fierit. Të pandehurit, janë të dënuar më parë dhe dyshohet se janë përfshirë në  ngjarje të rënda.

Pas kryerjes së veprime të plota, organi i akuzës ka arritur të provojë se të pandehurit kanë konsumuar plotësisht veprat penale për të cilën akuzohet dhe për këtë shkak ka përpiluar kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër rendit dhe sigurisë publike.

Kush është Albi Mecini

Albi Mecini nga Kamza u kap me dy çanta brenda të cilave kishte eksploziv të montuara me celular për shpërthim në distancë. Përmes inteligjencës informative, blutë kishin të dhëna se do të kryhej një atentat me tritol ndaj një personi me rekorde kriminale që ushtron aktivitetin e tij në Fier, identitetin e të cilit policia nuk e tregoi për shkak të hetimeve.

Gjatë kontrollit policia gjeti dhe një tjetër automjet, brenda të cilit ishin 3 bidonë me benzinë dhe dy karta ID, të Arafat Manërkollit, 28 vjeç, nga Dibra, dhe Ervis Cukalin, 26 vjeç, nga Tirana.

Mendohet se makina ku u gjetën bidonët me benzinë do të përdorej për të asgjësuar gjurmët pas atentatit që u parandalua.

30-vjeçari dyshohet se së bashku me një person tjetër rrëmbyen Leonard Theodhorin, i njohur si Koçole, dhe Fatmir Sulovarin në Sarandë në prill të 2023 për llogari të një grupi kriminal.

Pak javë pas zhdukjeve së tyre, policia zbuloi 3 automjete në një vilë që autorët e dyshuar kishin marrë me qira në Nivicë. Në njërën prej tyre janë përftuar profile ADN-je të Albi Mecinit.

Ndërkohë, policia zbuloi se ka emrin e një tjetër të dyshuari që mund të fshihet pas rrëmbimeve, Sebastjan Lataj, 26 vjeç, gjithashtu nga Kamza.

Gjithashtu, 29-vjeçari Albi Mecini rezulton me precedent të theksuar kriminal edhe jashtë shtetit, në Angli dhe Francë, për trafikim droge dhe krime kundër personit.

Albi Mecini njihet dhe si miku i ngushtë i Admir Tafilit dhe është akuzuar nga Prokuroria e Korçës si bashkëpunëtor për arratisjen e Tafilit dhe 6 personave të tjerë nga burgu i Drenovës mbrëmjen e 23 Nëntorit 2013.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular