HomePolitikeParalajmërimi i Ramës: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë!...

Paralajmërimi i Ramës: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë! Ministrat Malaj-Denaj në terren: Nga kjo javë do të sekuestrohen

spot_img

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë tregtarët që shesin prodhime bulmeti, qumësht dhe mish pa faturë. Kreu i qeverisë ka deklaruar se duke nisur nga java e ardhshme do të sekuestrohen.

Rama thekson se produktet e bulmetit apo mishit pa faturë përbëjnë një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm, deklaroi ai.

Postimi i Edi Ramës:

“STOP qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë

Nga java e ardhshme çdo prodhim i tillë do të sekuestrohet, sepse përbën një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm.

Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, e cila nuk pret më për një vend që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian deri në fund të kësaj dekade.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj dhe Ministri i Financave Petrit Malaj në takime ndërgjegjësuese me biznesin, për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale por jo vetëm.”

Ministrat Malaj Denaj ne terren: Do te sekuestrohen

Ndërkohë ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilluan në takime ndërgjegjësuese me biznesin, për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale por jo vetëm.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj kanë zhvilluar këtë të shtunë, më 12 korrik, disa takime ndërgjegjësuese me bizneset në kryeqytet, për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale.

Ministrat kanë bërë me dije se duke nisur nga java e ardhshme, pra sot nga e e hena çdo prodhim i qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë do të sekuestrohet, sepse sipas tyre “përbën një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm

Në një njoftim të përbashkët nga dy dikasteret, thuhet se siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, “e cila nuk pret më për një vend që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian deri në fund të kësaj dekade”.

“Qëllimi i vizitës është në kuadrin e ndërgjegjësimit që ne po bëjmë tek shitësit me pakicë, qofshin këta shitës që shesin produkte mishi, bulmeti, por dhe produkte bujqësore.

Është shumë e rëndësishme që këta tregtarë të vegjël të sigurojnë faturën e blerjes nga e marrin produktin e tyre. Kjo jo vetëm në kuadër të formalizimit të biznesit, por tani do ta çojë më tej pasi kjo do të jetë edhe në kuadër të sigurisë ushqimore.”, tha ministri Malaj gjatë bisedës që pati me një tregtar mishi.

Nga ana tjetër, ministrja Denaj theksoi se “Siguria ushqimore është një prioritet i qeverisë”. Në bisedën me tregtarët, Denaj u bëri atyre thirrje: “Nëpërmjet jush i kërkojmë gjithë bizneseve tregtare, që tregtojnë produkte ushqimore, të marrin faturat në momentin që i blejnë produktet ushqimore nga ferma sepse ky është detyrim në radhë të parë ndaj ligjit, por është një detyrë dhe ndaj konsumatorit./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular