HomeLifestyle“Fustanin ia zgjodha vetë”/ Një vjehrrë me kushte si Anita Haradinaj: I...

“Fustanin ia zgjodha vetë”/ Një vjehrrë me kushte si Anita Haradinaj: I kam thënë që deri 50 vjeçe s’dua të jem gjyshe!

Moderatorja Anita Muçaj Haradinaj, e ftuarr këtë të shtunë në “S’e Luan Topi”, foli si rrallë herë për familjen e saj.

Ajo zbuloi se fëmijët nuk e thërrasin ‘mami’, por e thërrasin në emër. E pyetur nga autorja dhe moderatorja e emisionit, Erjona Rusi, Anita foli edhe për partneren e djalit të saj. Teksa është njohur me nusen e ardhshme, ajo i ka vënë disa kushte…

Anita Haradinaj: U martua vëllai im dhe erdhi shoqja e djalit dhe më filluan mendimet. Se i bika kur shkon në dasmë të familjes, bëhet zyrtare. Për mua ishte okej, kanë qejf të vijnë, te lë vijnë. Pavarësisht se ajo goca është shumë e mirë, unë e kam takuar

Erjona Rusi: Unë po përpiqem të imagjinoj se çfarë lloj vjehrre je ti?

Anita Haradinaj: Nuk përtoj, jam vjehrrë e keqe. Kur filluan këto mendimet, i thashë asaj dhe djalit tim që deri në 50 vjeçe, nuk jam gati të bëhem as gjyshe, as vjehrrë.

Erjona Rusi: Edhe sa duhen deri te të pesëdhjetat?

Anita Haradinaj: Edhe pesë, nuk është shumë. Për dashuri ia vlen sakrifica. Ndërsa kur shikova te Valdrini të blija fustanet, e mora dhe atë me vete. E pyeta ‘po ti çfarë do veshësh’, më tha ‘i kam gjetur’. I thashë ‘jo, zgjidhe këtu një.

Erjona Rusi: Doje t’ia zgjidhje ti fustanin

Anita Haradinaj: Pak, duke i rënë nga Kina…

Erjona Rusi: Ta pranoi?

Anita Haradinaj: Ajo e zgjodhi me gusto shumë të mirë dhe unë thashë ‘okej’. Dhe Valdrini që më thoshte ‘ty s’të kisha bërë kurrë vjehrrë’.

Erjona Rusi: Je ti nga ato mama që thonë ‘djali im është më i miri në botë dhe askush nuk i afrohet dot’.

Anita Haradinaj: Nuk e them unë, ai është!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular