HomeKultureFestoi 105-vjetorin/Çfarë parashikonte dekreti i 1948-s për Bibliotekën Kombëtare! U krijua më...

Festoi 105-vjetorin/Çfarë parashikonte dekreti i 1948-s për Bibliotekën Kombëtare! U krijua më 1920, institucion i parë shtetëror publik e laik

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë feston 105-vjetorin e themelimit të saj. 10 korriku i vitit 1920 çeli një kapitull të rëndësishëm e të përjetshëm në historinë e librave, periodikëve dhe trashëgimisë kulturore të vendit, përmes themelimit të institucionit më të rëndësishëm kulturor në vend, Bibliotekës Kombëtare (BKSH). Grumbullimi i fondit të kësaj biblioteke nisi me dhurimet e mandej përmes përpjekjeve të vazhdueshme të intelektualëve të kohës për ta pasuruar koleksionin e saj.

Sot Biblioteka Kombëtare ruan një numër të konsiderueshëm dorëshkrimesh, inkunabulash të rralla, rreth 2900 antikuarë, hartash dhe kopjesh për çdo botim në Republikën e Shqipërisë. Institucioni i BKSH, fton në këtë ditë të kujtojmë e reflektojmë mbi vlerat e pakrahasueshme të librit, leximit, studimit e mbi të gjitha, njohjes së historisë së kulturës sonë shkrimore. Gjithashtu, Biblioteka Kombëtare zhvillon një sërë aktivitetesh në vijim të këtij përvjetori të rëndësishëm. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë (më tej BKSh), si institucion i parë shtetëror, publik e laik, mban për datë të themelimit të saj 10 korrikun 1920. Si bërthamë e saj shërbeu fondi i bibliotekës së “Komisisë Letrare Shqipe”. Më 1920 ky fond u vendos në Ministrinë e Arsimit, Tiranë. Mbas vitit 1920 u bënë përpjekje për pasurimin e këtij fondi, si dhe për riorganizimin e bibliotekës si institucion kombëtar. Në momentin e përurimit si BKSh, 1922, ajo kishte rreth 6.000 vëllime. Për periudhën e paraluftës, spikat veprimtaria e saj në vitet e Mbretërisë Shqiptare (1928-1937), kur institucioni drejtohej nga atdhetari dhe lëvruesi i gjuhës shqipe Sotir Kolea.

PAS LUFTËS

BKSH – është një institucion i themeluar relativisht vonë. Megjithatë tradita është e hershme. Dëshmitë e studiuesve kanë treguar se gjatë periudhës së Mesjetës, në oborret e princërve shqiptarë gjendeshin kancelari me bibliotekat përkatëse. Pozicioni gjeografik dhe historik i vendit, u lejonte atyre të kishin kontakt në lidhje me librat me Kostandinopojën dhe vendet përtej detit. Një moment i vështirë për traditën bibliotekare ishte padyshim censura osmane dhe në të tilla kushte, librat mbaheshin asokohe në bibliotekat familjare ose në institucionet fetare si kuvendet françeskane e jezuite, manastiret ortodokse, medresetë etj.

Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore e gjeti BKSh me një koleksion prej 15.000 vëllimesh. Ajo u vendos në një nga ndërtesat më të mira të asaj kohe, e cila shërben edhe sot si “aneks” i saj. Koleksionet me Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë feston 105-vjetorin e themelimit të saj. karakter albanologjik u rritën kryesisht si rezultat i konfiskimit të disa librarive dhe bibliotekave private të personaliteteve të kulturës. Ndër bibliotekat private të pasura me vëllime të llojllojshme dhe kryesisht albanologjie vlejnë të përmenden bibliotekat e Mit’hat bej Frashërit, Lef Nosit, Mustafa Krujës. Në fund të vitit 1947 fondi i saj numëronte rreth 100.000 vëllime.

DEKRETI

Ngjarje me rëndësi për BKSh, por dhe për kulturën kombëtare, ishte dalja më 31.05.1948 e dekretit “Mbi dërgimin e detyrueshëm të shtypshkrimeve Bibliotekës Kombëtare”, sipas të cilit asaj i dërgoheshin falas një numër ekzemplarësh të çdo shtypshkrimi të vendit. Ky dekret i dha mundësi BKSh të kryejë rolin e qendrës arkivore të të gjitha botimeve të ven-dit dhe të botojë më pas Bibliografinë Kombëtare të librit shqip. Dekreti është ndryshuar e plotësuar disa herë. Botuesit detyrohen t’i dërgojnë BKSh nga 5 kopje të çdo botimi të tyre. Nga institucion në vartësi të Institutit të Shkencave, në vitin 1959 BKSh kaloi në vartësi të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës. Në vitin 1966 ajo u zhvendos në një pjesë të ndërtesës së re të Pallatit të Kulturës, ku gjendet dhe sot. Në fund të vitit 1947 fondi i saj numëronte rreth 100.000 vëllime.

Ngjarje me rëndësi për BKSh, por dhe për kulturën kombëtare, ishte dalja më 31.05.1948 e dekretit “Mbi dërgimin e detyrueshëm të shtypshkrimeve Bibliotekës Kombëtare”, sipas të cilit asaj i dërgoheshin falas një numër ekzemplarësh të çdo shtypshkrimi të vendit. Ky de kret i dha mundësi BKSh të kryejë rolin e qendrës arkivore të të gjitha botimeve të ven dit dhe të botojë më pas Bibliografinë Kombëtare të librit shqip. Dekreti është ndryshuar e plotësuar disa herë. Botuesit detyrohen t’i dërgojnë BKSh nga 5 kopje të çdo botimi të tyre. Nga institucion në vartësi të Institutit të Shkencave, në vitin 1959 BKSh kaloi në vartësi të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës. Në vitin 1966 ajo u zhvendos në një pjesë të ndërtesës së re të Pallatit të Kulturës, ku gjendet dhe sot. Ndryshimet demokratike të viteve ’90 sollën mundësi ndryshimi edhe në politikat e Bibliotekës Kombëtare. Nga modeli i bibliotekave të Europës Lindore, me kufizime të skajshme në sigurimin e informacionit dhe shfrytëzimin e disa kategorive të literaturës, ajo kaloi në heqjen e barrierave kufizuese të kësaj natyre, duke shkuar drejt lirisë së plotë të informacionit për përdoruesit.

NDRYSHIMET

Ndryshimet e pasviteve ’90 sollën edhe ndryshime në mënyrën se si funksiononte BKSH. Nëse më parë kishte kufizimeve për sigurimin e informacioneve dhe shfrytëzimin e literaturave përkatëse, pas kësaj, shfrytëzimi i bibliotekës ishte më i lehtë. Me kalimin e viteve, pati përpjekje për të pasuruar fondin e BKSH me libra, artikuj akademikë, gazeta, revista, harta etj. Pavarësisht këtyre elementëve, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka nevojë për më shumë investim, qoftë në infrastrukturë ashtu edhe në pasurimin e fondit të saj. Kujtojmë se në mars të vitit 2017, kati i nëndheshëm i BKSH u përfshi nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike dhe disa libra u dogjën. Një vit më pas, saktësisht në qershor të 2018-s, BKSH shpalli gjendjen e emergjencës si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm që mendohet se lagu mbi 12 mijë materiale.

Për fat të mirë, Fondi i Vlerave të Rralla dhe Arkivi i Librit dhe i Periodikut Shqip nuk u prek nga shiu. Pavarësisht situatës pandemike, që kufizon shërbimin të librave tek përdoruesit, Biblioteka Kombëtare hapet për lexuesin në rrugë digjitale. Përmes një faqeje të re on line, BKSH ofron mbi 265 mijë faqe të digjituara: dorëshkrime, harta, antikuare, libra. Bazuar në standardet ndërkombëtare të ndërtimit të sistemeve bibliotekare, sistemi mundëson integrimin e BKSh-së në rrjetin global të informacionit profesional për sistemin kombëtar bibliotekar. Përdoruesve të grupmoshave të ndryshme, brenda apo jashtë vendit, u ofrohet tanimë një faqe e re, lehtësisht e përdorshme, me rubrika të reja, me fusha dhe funksionalitete të shtuara, e qasshme për cilindo, nga kudo e në çdo kohë. Përmes sistemit të ri online mbi 265 mijë faqe librash, revistash, dorëshkrimesh, antikuarësh vijnë për lexuesit/ përdoruesit, studiuesit shqiptarë e të huaj, studentët e pedagogët, si materiale të digjituara të shfletueshme e me mundësinë e kërkimit në tekst, dhe jo vetëm, duke përbërë një vlerë të shtuar edhe për punën kërkimore – shkencore.

Përgjatë vitesh, BKSH u drejtua nga patriotë e atdhetarë, personalitete dhe intelektualë të shquar të kulturës shqiptare, të cilët lanë gjurmë në historinë dhe ecurinë e saj, duke kapërcyer vështirësitë, duke sjellë risi në etapa të ndryshme të zhvillimit. Ky zhvillim nuk mund të kuptohet pa drejtues të tillë si Karl Gurakuqi, Viskë Babatasi, Sotir Kolea, Akile Tasi, Aleks Buda, Zef Mala e Haki Stërmilli, si edhe më tej në linjë kronologjike Marika Vogli, Valdete Sala, Shpëtim Çuçka, Nermin Basha, Vjollca Gjoka dhe Aurel Plasari. Sot, BKSH është jo më vetëm një institucion arkivor që ruan dëshminë dhe trashëgiminë e shkruar, por mbi të gjitha, një dritare gjithnjë e hapur drejt dijes, një nxitje për të shkuar në botën e magjishme të librit, të studimit dhe nxënies. Në ditët e sotme, kur zhvillimi marramendës i teknologjisë të mundëson aksesin e shpejtë në informacion, kurdo dhe kudo, Biblioteka mbetet një burim i pashtershëm informacioni të strukturuar dhe të sigurt, gjithmonë e gatshme për t’i shërbyer lexuesit dhe për të lehtësuar qasjen në informacion. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë aktualisht numëron në fondet e saj rreth 1.176.720 materiale bibliotekare, libra, periodikë, harta, atlase, mikrofilma e materiale të tjera. Fondi i arkivit të botimeve shqip, i antikuarit, i dorëshkrimeve, hartave, si dhe fondi i albanobalkanologjisë përbëjnë pasuri me vlera të mëdha për thesarin e kulturës kombëtare shqiptare e, si të tilla, edhe të kulturës europiane

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular