Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare 4-5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 6-8m/s.
Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.